Pas largimit të Barbanos, Emily Rakhorst emërohet ushtruese e detyrës së shefes së EULEX-it
Pas largimit të Barbanos, Emily Rakhorst emërohet ushtruese e detyrës së shefes së EULEX-it 26.06.2026 | 15:39
Pas përfundimit të mandatit të deritanishëm të shefit të misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, misioni ka njoftuar se detyrën e ushtrueses së detyrës së shefes së misionit do ta marrë zëvendësja e deritanishme, Emily Rakhorst.
 
Në një njoftim zyrtar, EULEX bëri të ditur se Rakhorst do të udhëheqë misionin deri në emërimin e shefit të ri. Misioni u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që për informacionet mbi aktivitetet e EULEX-it të ndjekin llogarinë zyrtare të ushtrueses së detyrës në rrjetin social X.
 
Ky ndryshim vjen pasi të enjten përfundoi mandati trevjeçar i Giovanni Pietro Barbanos, i cili u përshëndet me Kosovën përmes një mesazhi falënderues.“Teksa i them lamtumirë Kosovës, ndiej mirënjohje të thellë për këto tri vite. Shërbimi si shef i EULEX-it ishte një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime profesionale. Largohem me miqësi të shumta dhe kujtime të paharrueshme. Faleminderit, Kosovë! Ju uroj një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme”, ka deklaruar Barbano.
 
Kush është Emily Rakhorst?Sipas biografisë zyrtare të publikuar nga EULEX, Emily Rakhorst është këshilltare ndërkombëtare juridike me përvojë të gjatë në mjedise konflikti dhe pas konflikti, si dhe në misione të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara.
 
Ajo ka diplomuar për drejtësi në Universitetin e Groningenit në Holandë, me specializim në të drejtën penale. Gjatë karrierës së saj është angazhuar në drejtësinë penale ndërkombëtare, ndjekjen e krimeve të luftës, reformën në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit.Para se t’i bashkohej EULEX-it, Rakhorst ishte shefe e kabinetit në Misionin Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Gjeorgji (EUMM), ku drejtoi një organizatë me rreth 350 punonjës përgjegjës për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes që i dha fund luftës së gushtit 2008.
 
Më herët ajo ka drejtuar Njësinë për Menaxhimin e Gjykatës në Regjistrin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka qenë pjesë e ekipit planifikues për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Regjistrit në kuadër të EULEX-it, ka punuar si eksperte për drejtësinë në misionin EUPOL COPPS në Palestinë, si dhe në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY).Emily Rakhorst do të ushtrojë detyrën e shefes së EULEX-it deri në emërimin e drejtuesit të ri të misionit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.