Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesat partive politike, për një takim më 15 maj, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media./Gazeta Blic/