Rama fton amerikanët të investojnë në Prishtinë, përmend 1 miliard euro investime
Rama fton amerikanët të investojnë në Prishtinë, përmend 1 miliard euro investime 29.04.2026 | 03:17
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në hapjen e konferencës “American Investor Conference – Prishtina 2026” tha se nga kryeqyteti po prezantohen nëntë projekte strategjike të gatshme për investim, me një potencial që tejkalon 1 miliard euro.
 
“Përtej projekteve, ofrojmë një forcë punëtore të motivuar dhe të re me aftësi të njohjes së shumë gjuhëve dhe gjithashtu ofrojmë kosto operative të ulëta, me 10% taksë korporative dhe pa taksë në dividenda. Gjithashtu një lokacion strategjik në qendër të Evropës Juglindore me 20 milionë… zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik me 5% rritje të GDP-së, si dhe zotim ndaj transparencës dhe lehtësi në të bërit biznes. Mirëpo, sentimenti më i mrekullueshëm, më i madh i Prishtinës është që nuk mund të shpjegohet dhe shprehet me numra. Është shpirti, fryma e qëndrueshmërisë, kreativitetit, historisë që shtyn sipërmarrësit tanë të rinj dhe të qenit hapur ndaj partneriteteve, që u uron mirëseardhjen investitorëve amerikanë si bashkëpunëtorë të vërtetë”, tha ai.
 
Rama tha se organizimi i kësaj konference po bëhet në një moment kyç meqë Prishtina po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke investuar në turizëm, infrastrukturë sportive dhe zgjidhje të qyteteve “smart”.Ai tha se po fokusohen në sektorë që prëcaktojnë të ardhmen e Prishtinës, duke përfshirë zhvillimin urban, hapësirat vibrante, infrastruktura e gjelbër dhe sisteme të qëndrueshme moderne.
 
“Më duhet të shtoj që investitorët amerikanë janë të mirëpritur dhe të mirëseardhur, dhe gjithashtu investitorët ndërkombëtarë e lokalë-vendosë janë gjithashtu të mirëpritur. Në ditët e ardhshme ju inkurajoj që të angazhoheni, që të merrni pjesë në diskutime paneli dhe të bëni takime B2B dhe për ta eksploruar portfolion tonë në hollësi”, ka thënë i pari i kryeqytetit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.