Papa lutet për viktimat e dhunës në Kolumbinë Jugperëndimore
Papa lutet për viktimat e dhunës në Kolumbinë Jugperëndimore 29.04.2026 | 03:23
Ndërsa rajoni jugperëndimor i Kolumbisë po jeton rritjen e sulmeve të dhunshme, Papa Leoni XIV u bën thirrje të gjithëve të flakin tutje çdo formë dhune dhe të luten për viktimat e shumta.
 
Papa Leoni XIV kujtoi shkallëzimin e dhunës në Kolumbinë Jugperëndimore, ndërsa përshëndeste shtegtarët spanjishtfolës gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës. Që nga e premtja e kaluar, grupet rebele kryen të paktën 26 sulme kundër civilëve dhe bazave ushtarake, duke vrarë dhjetëra njerëz. Në përshëndetjen e tij, Papa kujtoi "me hidhërim dhe shqetësim" edhe situatën në Kolumbi, shprehu keqardhje për "humbjen e rëndë të jetës njerëzore" dhe u lut për viktimat e dhunës në rajon.
 
Shpreh afërsinë time në lutje për viktimat dhe familjet e tyre, theksoi, dhe u bëj thirrje të gjithëve të hedhin poshtë të gjitha format e dhunës dhe të zgjedhin me vendosmëri rrugën e paqes".
 
Shkallëzimi i dhunës përpara zgjedhjeve të majit
 
Vala e dhunës i parapriu zgjedhjeve presidenciale kolumbiane, të planifikuara për 31 maj.
 
Autoritetet qeveritare ia atribuan sulmet një grupi të njohur si FARC-EMC, degë e FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë),  grup rebel që u shpërbë pas marrëveshjes së paqes së vitit 2016 me qeverinë.
 
Grupi thuhet se ka kryer të paktën 26 sulme që nga 24 prilli, duke vrarë dhjetëra njerëz.
 
Të shtunën, një shpërthim vdekjeprurës në autostradën ndërmjet qyteteve Cali dhe Popayán vrau 21 persona.
 
Sipas analistëve, FARC-EMC mund të jetë duke u përpjekur të demonstrojë aftësinë për të vrarë dhe për të forcuar besueshmërinë ndër sytë e kujtdo që zgjidhet president në fund të majit.
 
Grupi drejtohet nga Nestor Vera, i njohur si Iván Mordisco, i cili refuzoi të bashkohej me marrëveshjen e paqes të vitit 2016.
 
Rebelët e konsoliduan praninë e tyre në provincat e Cauca dhe Valle del Cauca, ku po luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës dhe minierave të paligjshme të arit.
 
Grupi filloi bisedimet e paqes me qeverinë kolumbiane në fund të vitit 2023, por një fraksion e braktisi në prill 2024, duke rinisur luftën kundër qeverisë.
 
FARC-EMC përdori dronë dhe makina-bomba për të frikësuar popullsinë lokale, si dhe rrëmbime e vendosje taksash mbi banorët vendas për të mbledhur fonde./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.