Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës
Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës 06.02.2026 | 15:15
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përmes Facebook-ut se gjatë qëndrimit të tij në Uashington, D.C., është pritur në Zyrën për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së nga Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si dhe nga përfaqësues të zyrës për politika ndërkombëtare.Rama tha se gjatë takimit është rikonfirmuar qëndrimi i përbashkët dhe marrëdhëniet jashtëzakonisht të fuqishme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht me Prishtinën.
  
Diskutimet, sipas tij, përfshinë një gamë të gjerë temash, duke filluar nga stabiliteti politik, roli i parlamentit dhe qeverisë, procesi i zgjedhjes së presidentit, e deri te sfidat e reja me të cilat po përballet vendi, pa i përmendur se cilat janë ato.Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik, me fokus në “Konferencën për Investime Amerikane”, që do të mbahet në Prishtinë në muajin mars.
 
“Koordinimi i ngushtë me Departamentin e Shtetit është thelbësor për suksesin e projekteve ekonomike që synojnë forcimin e sektorit privat dhe krijimin e një klime të qëndrueshme dhe konkurruese të investimeve”, u shpreh Rama në Facebook.Ndërkohë, zëvendësdrejtori Debevoise, sipas Ramës, ka rikonfirmuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur rritjen ekonomike të Kosovës, duke siguruar mbrojtjen e investimeve amerikane dhe duke avancuar progresin ekonomik afatshkurtër dhe objektivat afatgjata rajonale për të ardhmen e vendit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.