Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt 19.03.2026 | 15:12
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, ambasadorin Jan Pierre Lacroix.
 
Sorensen thotë se e ka informuar atë për marrëveshjen e fundit të arritur me Qeverinë e Kosovës lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt.
 
Sorensen ka theksuar se marrëveshja me kryeministrin Kurtin u bë e mundur falë frymës konstruktive dhe pragmatike. Ai gjithashtu ka treguar se gjatë takimit kanë diskutuar për nevojën e avancimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
 
“Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar, si dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Pres me padurim më shumë diskutime në OKB javën e ardhshme”, ka shkruar Sorensen.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.