Termokos nis zyrtarisht sezonin ngrohës në Prishtinë
Termokos nis zyrtarisht sezonin ngrohës në Prishtinë 15.10.2026 | 02:45
Sot ka nisur zyrtarisht sezoni ngrohës 2026/2027 në kryeqytet.Ndërmarrja Publike “Termokos” ka bërë të ditur se janë përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e furnizimit me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore.
 
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve dhe koordinimit me Komunën e Prishtinës, është konstatuar se janë plotësuar kushtet për nisjen e sezonit të ri ngrohës.Në kuadër të përgatitjeve, “Termokos” ka finalizuar aktivitetet e nevojshme për funksionalizimin e sistemit, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
 
Megjithatë, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, me qëllim të garantimit të sigurisë së pajisjeve dhe stabilizimit të plotë të sistemit.Ndërmarrja synon që, pas rritjes graduale të kapacitetit, furnizimi me ngrohje të stabilizohet për të gjithë konsumatorët e kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.