BE ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e grup-kapitullit të fundit para anëtarësimit
BE ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për hapjen e grup-kapitullit të fundit para anëtarësimit 24.07.2025 | 14:37
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën e gjelbër vijimit të negociatave me Shqipërinë për hapjen e grupkapitullit të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.
 
Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare do të mbahet në mesin e muajit shtator. Në këtë konferencë do të hapet grupkapitulli i katërt i negociatave, ai për Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme. BE-ja i ka kërkuar Shqipërisë që në muajin qershor të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grup kapitujsh.
 
Grupkapitulli 4 përfshin: transportin, rrjetet trans-evropiane, përmirësimin e infrastrukturës rrugore asaj hekurudhore si dhe sigurinë. Po ashtu, trajtohen çështje që lidhen me sektorin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
 
Shqipëria synon që të përfundojë negociatat deri në vitin 2027 si dhe anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030. Kryeministri Edi Rama ka premtuar anëtarësim të plotë të vendit në 2030. Përmes “Shqipëria 2030”, Rama është zotuar të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027 dhe të sigurojë anëtarësimin deri në fund të dekadës. Qeveria e Ramës ka reklamuar hapjen e 16 nga 35 kapitujve negociues që nga viti 2022.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.