Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ për Gazën, ish-diplomati: Vendi nuk është zgjedhur rastësisht
Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ për Gazën, ish-diplomati: Vendi nuk është zgjedhur rastësisht 20.01.2026 | 02:28
Shqipëria do të jetë në Bordin e Paqes për qeverisjen e Gazës për të paktën një mandat 3-vjeçar me të drejtë rinovimi nga presidenti Donald Trump dhe nuk do duhet të paguajë para për te qenë pjesë.
 
Në lidhje me këtë çështje ish-diplomati Lutfi Bilalli përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë në Report TV tha se Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht. Sipas tij një nga arsyet është harmonia mes dy religjioneve fetare.
 
“Bordi i Paqes është do të udhëhiqet nga presidenti Donald Trump. Kjo organizatë do të menaxhojë situatën në Gaza. Është një instrument që kërkon që në Gaza të vendoset një rend i rregullt. për këtë nuk ftesë më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB. Kryeministri mund ta shfrytëzojë faktin se Shqipëria është pjesë e këtij bordi. Edhe Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht, unë mendoj se arsyeja është se Shqipëria përfaqëson një vend me shumicë myslimane. Është një vend që gjithashtu ka një harmoni përsa i përket religjioneve fetare”, tha Bilalli teksa shtoi se  Trump ka bërë një përgjedhje qoftë kontinentale por edhe nga elemente të tjera siç është aspekti politik.
 
Sipas ish-diplomatit, presidenti amerikan Donald Trump e di se çfarë do dhe i ka të qartat synimet e tij.
 
“Amerika me presidentin Trump ka hyrë në një fazë ku e di qartë se çfarë do. Trump tregon qartë se çfarë do, duket politika agresive e tij. Lindja e Mesme është një pikë strategjike për të gjithë ato vende që duan të jenë fuqi botërore. Edhe rreth planit të Gazës ka shumë për të bërë, nuk është zgjedhur akoma konfliktet Palestinë-Izrael. Mendoj se amerikanët janë një OKB e dytë. Sa i përket çështjes së Groenlandës, ai tha Groenlanda është më shumë sttaregji ekonomike për SHBA.
 
“Amerikanët kanë hyrë në një fazë o të gjitha o asgjë”, tha ndër të tjera ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.