Referendumi për Pavarësinë e Kosovës, akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës
Referendumi për Pavarësinë e Kosovës, akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës 28.09.2022 | 01:42
Përkujtesë historike: 26 shtator 1991
 
Nga: Jusuf Buxhovi
 
Më 26 shtator të vitit 1991, me vendimin e Kuvendit të Kosovës nga mbledhja e 22 shtatorit dhe në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut të aprovuar më 7 shtator 1990, është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
 
Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
 
Qeveria e Beogradit edhe pse përdori represionit të madh policor ndaj qytetarëve të Kosovës, nuk ishte më gjendje ta pengojë Referendumin.
 
Ky plebishit kushtëzoi edhe evolucionin politik të kërkesës së deriatëhershme për barazi kushtetuese të Kosovës në federatë (nga programi nismëtar i LDK-së i shfaqur në kuvendin themelues më 23 dhjetor 1989) te ajo e shtetit të pavarur, gjë që filloi të jetësohet me krijimin e institucioneve shtetërore, me modelin e shtetit paralel, që vepruan deri më 12 qershor 1999, kur do të aprovohet rezoluta e KS të OKB-së 1244, me të cilën Kosova futet nën protektoratin ndërkombëtar.
 
Si e tillë, kjo ditë historike mbetet themel i shtetformimit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë së saj, më 17 shkurt 2008./KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave