25-vjetori i masakrës së Mejës, ritheksim i mohimit të krimeve nga Serbia
25-vjetori i masakrës së Mejës, ritheksim i mohimit të krimeve nga Serbia 29.04.2024 | 03:11
Kryefjalë e ceremonisë përkujtimore e 25-vjetorit të Masakrës së Mejës në Gjakovë ka qenë përtej mungesës së kërkimfaljes nga Serbia, edhe tentativa e vazhdueshme për përgënjeshtrim të krimeve të kryera në Kosovë.
 
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe e mbijetuara e njërës prej masakrave të luftës, Saranda Bogujevci, ka thënë se mohimi i krimeve bëhet në mënyrë të qëllimshme dhe me planifikim.
 
“Sot e kemi detyrë gjithsecili nga ne, jo vetëm ta dokumentojmë por edhe ta tregojmë historinë tonë në çdo cep të botës, jo pse s’e di por sepse Serbia na lufton e pengon edhe sot e kësaj dite me çdo mjet të mundshëm. Ata në asnjë rrethanë nuk gjetën guxim  e as humanizëm për të kërkuar falje për krimet që ia shkaktuan popullit tonë. Ndodhi e kundërta, ata i mohojnë krimet e kryera në Kosovë, Bosnje dhe ende tentojnë ta ndryshojnë këtë narrativë. Ata luftojnë e mohojnë faktet për gjenocidin e kryer nga ta me qëllim dhe të planifikuar”, ka thënë ajo.
 
Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar, për persona të Zhdukur, e ka cilësuar masakrën e Mejës si ditën e shpërfaqjes së mizorisë së agresorit serb.
 
“Kjo ditë do të duhej të ishte ditë e thirrjes së zgjimit për gjithë botën, një reflektim mbi atë se çfarë kemi përkujtuar. S’po flas veç për 376 të masakruarit e të vrarët e Mejës, e shumë të tjerë të zhdukur, por edhe për mijëra të tjerë që sot jetojnë si të vdekur nga pasojat e masakrave e humbjen e më të dashur të tyre”, ka deklaruar Hoti.
 
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka listuar arsyet pse masakra e Mejës është e përmasave tjera të krimit.
 
“Meja është krejt diçka tjetër dhe e veçantë për disa arsye. E para është brutaliteti ndaj djemve e burrave veç pse kanë qenë shqiptarë. Brutaliteti i cili është treguar në çdo zonë të Kosovës, këtu ka dalë krejt tjetër. Krimi nuk ka përfunduar me ekzekutimin e 367 civilëve, janë marrë kufomat, janë varros e rivarros, janë dërguar në Serbi, janë djegur. Krejt këta familjarë e bartin në gjoks të vetin për 25-vjet, për një çerekshekulli dhimbjen”, ka thënë Gjini./kosova.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.