DCAA, një organizatë e re vullnetare shqiptare në Shtetet e Bashkuara
DCAA, një organizatë e re vullnetare shqiptare në Shtetet e Bashkuara 09.10.2021 | 09:44
Nga Beqir Sina
 
Ilir Zherka : DCAA - është një grup njerëzish kaq të talentuar dhe me përvojë që kujdesen kaq thellë për demokracinë amerikane dhe fatin e popullit shqiptar
Washington, D.C. (7 Tetor, 2021) Komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara i vjen edhe nje organizatë e re e cila është Këshilli Demokratik Shqiptaro-Amerikan për Amerikë (DCAA).
 
DCAA në njoftimin e parë për gazetarë ka dalë me një dekleratë ku ajo thotë se me një  kënaqësi të veçantë njoftojnë komunitetin shqiptar në Amerikë për krijimin e Këshillit Demokratik Shqiptaro-Amerikanë për Amerikë (DCAA). E cila është një organizatë vullnetare, ku qëllimi i së cilës është forcimi i demokracisë në Shtetet e Bashkuara te Amerikës (SHBA) duke mbështetur pjesëmarrjen e komunitetit Shqiptaro- Amerikan në procesin politik dhe kandidatët demokratë për poste zyrtare.
 
Më tej në dekleratë thuhet se krijimi i DCAA përbën një rrjedhojë të natyrshme përpjekjesh dhe mbështetjeje të komunitetit Shqiptaro- Amerikanë për kandidatët demokratë në SHBA për një periudhë mbi njëzet e pesë vjeçare.
 
«Nëpërmjet organizatës tonë ne përpiqemi të mbështesim kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur për çështje që janë të rëndësishme për komunitetin tonë,» thekson deklarata.
 
Po ashtu DCAA, thekson:  «Ne gjithashtu shpresojmë të inkurajojmë më shumë shqiptaro-amerikanë të praktikojnë në zyra qeveritare, të punojnë në organizata avokatimi, të marrin pjesë në fushata politike dhe të kërkojnë poste në të cilat emërohen si edhe poste në të cilat duhet të zgjidhen».
 
DCAA njoton se do të udhëhiqet nga një Bord Drejtues i përbërë nga demokratë të cilët janë ose kanë qenë zyrtarë të zgjedhur, të emëruar politikë, kandidatë për zyra, donatorë dhe organizatorë. (Ju lutemi shikoni deklaratat e bashkangjitura nga Drejtorët në lidhje me krijimin e DCAA.)
 
Ata thonë se: Ne përmbushim misionin tonë përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me kandidatët dhe fushatat e tyre zgjedhore, organizimin bazë, komunikimin dhe përfaqësimin në Këshillin Koordinues Etnik Kombëtar Demokratik të Komitetit Kombëtar Demokratik.
 
Ne udhëhiqemi nga besimi i fortë se angazhimi qytetar dhe politik janë dy nga përgjegjësitë më të rëndësishme të qytetarisë. Ne besojmë në parimet themelore të SHBA dhe rolin unik në:
 
• Mbrojtjen e të drejtave te njeriut
• Promovimin e demokracisë
• Ruajtjen e ambientit
• Përparimin e mëtejshëm të barazisë dhe drejtësisë
• Nxitjen e prosperitetit
• Sigurimin e paqes ne SHBA dhe jashtë saj
 
Këto aktivitete drejtuese përfaqësojnë premtimin e Amerikës dhe janë kryesore në platformën e Partisë Demokratike.
 
Ndërsa ne tregojmë kujdes për çështje politike, DCAA nuk fokusohet në promovimin e ndonjë politike publike specifike e as nuk është një organizatë avokatimi. Ne, megjithatë, mbështesim përpjekjet e organizatave të tjera të komunitetit për të siguruar mbështetje dy- partiake midis vendimmarrësve amerikanë, përfshirë këtu edhe çështjet që prekin shqiptarët jashtë vendit. Duke u angazhuar në aktivitete qytetare dhe politike, ne kërkojmë të rrisim mbështetjen e kandidatëve dhe zyrtarëve të zgjedhur për çështje të rëndësishme për komunitetin tone.
 
Së fundmi, ne festojmë rolin e drejtueseve femra në komunitetin tonë dhe jemi krenarë që shumica e Bordit tonë Themelues janë gra.
 
Themeluesit... dalin me deklaratat e para
 
Dona Brady:
 
"Fillimi i DCAA është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të pjesëmarrjes së shqiptaro- amerikanëve në procesin zgjedhor dhe atyre që mbështesin çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mundësi emocionuese dhe një rrjedhoje e natyrshme e tridhjetë viteve të shërbimit tim publik si një zyrtare e zgjedhur dhe te punës time te vazhdueshme në avokatim në emër të shqiptaro-amerikanëve. Ndihem e nderuar që shërbej.”
 
Vedat Gashi:
 
“Angazhimi ndaj demokracisë ka qenë puna ime e jetës. Jam i emocionuar që jam pjesë e DCAA për të promovuar angazhimin qytetar në komunitetin tonë. Idetë janë të lehta. Zbatimi është i vështirë - ky grup ka përvojën, njohuritë dhe historinë e arritjes së rezultateve. Për më tepër, DCAA shënon një moment historik ku komuniteti ynë kërkon më shumë sesa thjesht të qenit pjesë e procesit të vendimmarrjes, por të jetë vendimmarrës. Jam i nderuar që jam pjesë e themelimit të saj.”
 
Avni Mustafaj:
 
“Komuniteti ynë shqiptaro-amerikan vazhdon të evoluojë në suksesin e tij në të gjithë sektorët profesionale. Një nga arritjet e shumta e te mëdha amerikane është aftësia për t'i shërbyer vendit dhe komunitetit tuaj, DCCA shërben si një burim në futjen e brezit të ardhshëm në procesin politik amerikan." –
 
Anila Nicklos:
 
“Krijimi i DCAA përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptaro- amerikan. Përmes kësaj organizate komuniteti ynë do të rrisë praninë e tij, do të bëjë të dëgjohet zëri ynë dhe do te krijoj mundësi për një numër me te madh shqiptaro-amerikanësh në rrugën e tyre drejt angazhimit qytetar dhe politik. Është një nder dhe një privilegj të shërbej si një nga Drejtorët e Bordit Themelues.” 
 
– Ilir Zherka, Kryetar i Bordit:
 
 "Jam i emocionuar që jam pjesë e nisjes së DCAA me një grup njerëzish kaq të talentuar dhe me përvojë që kujdesen kaq thellë për demokracinë amerikane dhe fatin e popullit shqiptar.Së bashku, ne shpresojmë të vazhdojmë mbi 25 vjet mbështetje të kandidatëve demokratë, por gjithashtu edhe mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që dëshirojnë të angazhohen në arenën e politikave publike në Shtetet e Bashkuara."
 
Afërdita Rakipi:
 
“Me çdo brez shqiptaro-amerikanësh ka një shpresë të përtërirë për prosperitet dhe sukses. DCAA është hapi tjetër përpara për t'u bërë pjesë e procesit të vendimmarrjes në Amerikë. Njerëzit nga të gjitha prejardhjet mund të ngrihen në postin më të lartë dhe të jenë pjesë e ndryshimit. Ky është premtimi i demokracisë dhe unë jam e nderuar që jam mes kolegesh kaq të ditur e kaq të talentuar.”
 
– Suzana Shkreli:
 
“Themelimi i Këshillit Demokratik të Shqiptarëve-Amerikanë vjen nga angazhimi ynë i thellë për Demokracinë Amerikane dhe për pjesëmarrje më të madhe në angazhimin qytetar nga komuniteti ynë. Kjo është gjithashtu një mundësi për t'u përqendruar në çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara në lidhje me sigurinë dhe prosperitetin e popullit shqiptar. Jam e nderuar që bashkohem me DCAA dhe mezi pres të promovoj këto objektiva vendimtare së bashku me kolegët e mi."/Bota sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave