Kisha e Kosovës nderon Benediktin XVI në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë
Kisha e Kosovës nderon Benediktin XVI në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë 10.01.2023 | 14:20
Dioqeza Prizren – Prishtinë kremtoi Meshën e Dritës për Papën Benediktit XVI, në ditën e ceremonisë së varrimit të tij më 5 janarin e kaluar.
Kisha e Kosovës nderon Benediktin XVI në Katedralen Shenjtja Nënë Terezë me kremtimin e Meshës së Dritës, kujton dashurinë e kujdesin e tij atëror për Kishën dhe ecurinë e vendit, drejt paqes e pajtimit. Më shumë njoftimi Rabie Ibrajt nga Prishtina:
 
Mesha e Dritës për Papën Benediktin XVI në Kishën konkatedrale “Shenjtja Nënë Terezë” në Prishtinë
 
Dioqeza Prizren – Prishtinë kremtoi Meshën e Dritës për shpirtin e Papës Benediktit XVI, në ditën e ceremonisë së varrimit të tij më 5 janarin e kaluar. Një numer i madh meshtaresh, motrash, besimtare e qytetare vullnet te mire, u mblodhen ne Kishën konkatedrale “Shenjtja Nënë Terezë” në Prishtine per ta nderuar nje nga koloset me te medhenj te Kishes Universale Papën Benediktin XVI, njeriun e devotshem e besnik te Krishtit dhe Kishes deri ne frymen e fundit.
 
Fotografija e Benediktit  XVI qëndronte perballë të pranishmëve me gjithe pamjen madheshtore te tij, ndersa nen tingujt e muzikes, korit te Kishes dhe lutjeve u celebrua Eukaristia nga ipeshkvi, imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me meshtare te tjere.  
 
“Pas ceremoniese se varrimit te Papa Benediktit XVI, ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Vatkan, ne Kishën e Kosovës jemi mbledhur këtu në këtë Meshë të Dritës qe ti lutemi Atit tonë qiellor për shpritjn e tij. Gjithashtu, e falenderojme Hyjin qe na e dha nje Pape aq te devotshem ndaj Krishtit e Kishes, qe nga femijeria e deri ne kalimin e tij ne amshim”, tha ipeshkvi Dodë Gjergji ne fillim të fjales se tij.
 
Ai ne vazhdim foli gjersisht per jeten dhe angazhimin e Papës Benediktit ne dobi te Kishes dhe njerezimit. “Benedikti ishte mendjendritur i kohes tone, e ne menyre te vecante ai u angazhua qe te pajtonte shkencen me fene, pasi qe, sipas tij, feja dhe shkenca duhet te bashkepunojne ne sherbim te se vertetes dhe ne te mire te njerezimit” theksoi imzot Dode Gjergji.
 
Ai tutje duke vleresuar larte figuren e Papa Benediktit ne fushen fetare tha se, Ratzinger ishte i palodhshem ne angazhimin e tij baritor dhe ngulmonte qe fytyra e Zotit te behej sa me e dukshme, sa me e qarte, e sa me e pelqyeshme para fytyres tone njerezore deri naten e vitit te Ri, kur pergjithmone mbylli syte me gjithe shkelqimin e fytyres se tij ne amshim, dhe nga dritarja e shtepise se Atit tone Qiellor, na sheh, bashke me Shen Papa Gjon Palin e Dyte dhe Shen Nene Terezen, ndersa neve na mbetet ti kerkojme dhe ta lusim qe te na bekojë Kishen tone ne Kosove dhe popullin e saj.
 
Imzot Dode Gjergji me kete rast ndau edhe diçka nga jeta personale ne raport me Papën Benediktin XVI. “Papa Benedikti me emëroi ipeshkëv të Kosovës pikerisht në këtë ditë me 5 janar të vitit 2007, dhe kjo dite eshte dita e shugurimit tim ipeshkvnor. Ne ate kohe pata rast te bisedoj me te per realitetin tone ne Kosove ne pergjithesi dhe per Kishen Katolike ne veçanti. Pasi degjoi me vemendje aterore gjithe rrefimin tim me tha se, tani duhet të ndertoni paqen dhe te arrini pajtimin. 
 
Ai me vemendje me degjoi ne ate kohe edhe per projketin e ndertimit te kesaj Katedraleje ku sot po mbajme Meshen e drites. Hapi nje kuti aty afer, nxori nje leter dhe shkroi “do ta mbeshtesim”, kujtoi imzot Dode Gjergji. Dhe, ne kete Meshe te Drites per shpirtin e tij tha ne fund ipeshkvi e falenderojmë Papa Benediktin XVI edhe per faktin se ai ishte donatori i pare qe dha mjete financiare per ndertimin e kesaj Shenjtoreje dhje kjo dhurate per ne ishte e pacmueshme. Jo vetem per kete, por e  falenderojme Papën Benediktin edhe per gjithe trashegimine shpirterore, kishtare dhe intelektuale qe ia la testament njerezimit./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave