Lidhja Shqiptare në Botë falënderon kryeministrin kroat për ndihmën dhënë të aksidentuarve
Lidhja Shqiptare në Botë falënderon kryeministrin kroat për ndihmën dhënë të aksidentuarve 01.08.2021 | 23:00
"Një fjalë e urtë shqipe thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Kësaj radhe, për të satën herë e dëshmuat në vepër miqësinë dhe vëllezërinë kroato-shqiptare".
 
Lidhja Shqiptare në Botë, ka falënderuar Kryeministrin kroat Anrej Plenkoviq për angazhimin e institucioneve të shtetit të tij dhe të popullit kroat në ndihmë qytetarëve të Kosovës që pësuan në aksidentin e rëndë në Kroaci.
 
Në vazhdim, letra e nënshkruar nga kryetari i LSHB, Nazmi Jakurti dhe ai i LSHB-së për Kroaci, Sahit Tashevci.
 
Kryeministrit të Republikës së Kroacisë
 
Shkelqësisë së tij z. Andrej Plenkoviq
 
Falënderime të përzemërta Qeverisë dhe Popullit fisnik Kroat
 
I nderuar zotëri Kryeministër i Republikës së Kroacisë
 
Angazhimi juaj, i të gjitha institucioneve tuaja relevante dhe i qytetarëve kroatë në ndihmë të udhëtarëve kosovarë që pësuan në tragjedinë që ndodhi në afërsi të Slavonski Brod, edhe njëherë, në mënyrën më të mirë shpërfaqi virtytet më të mira që e cilësojnë popullin mik Kroat. Profesionalizmi, efikasiteti, humanizmi, dashamirësia me të cilën u kujdesët dhe vazhdoni të kujdeseni për viktimat e tragjedisë, tek ne e ngritë deri në qiell respektin dhe dashurinë vëllazërore që ndiejmë tradicionalisht për popullin fisnik kroat!
 
Një fjalë e urtë shqipe thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Kësaj radhe, për të satën herë e dëshmuat në vepër miqësinë dhe vëllezërinë kroato-shqiptare!
 
Ne, shqiptarët nga të gjitha anët e botës ju kemi borxh përjetë dhe i lutemi zotit që t’ua kthejmë në gëzime!
 
Përshëndetje dhe respekt
 
Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, Simon Kuzhnini, Kryetar Nderi i LSHB dhe Sahit Tashevci, Kryetar i LSHB-Kroaci.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave