Jusuf Buxhovi bëhet anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë
Jusuf Buxhovi bëhet anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë 26.01.2023 | 03:50
Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në DC.
 
Sot u bë konfirmimi zyrtar nga American Historical Association.AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike.
 
Themeluar me akt (vendim) të Kongresit të SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe përkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianëve (me mbi 11,000 anëtarë), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.Pranimi i historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjohje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën “Kosova” në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave