A mund të shpëtojë një mace jetën e një njeriu? Ja çfarë ndodhi me këtë të ri nga Turqia
A mund të shpëtojë një mace jetën e një njeriu? Ja çfarë ndodhi me këtë të ri nga Turqia 07.07.2025 | 16:02
Një i ri i diagnostikuar me kancer, ka ndarë historinë prekëse se si macja e tij u bë shoqëruesja dhe aleatja më e madhe gjatë betejës më të vështirë të jetës së tij.
 
Savaş Yeşilçay, 27 vjeç, nga Turqia mori diagnozën tronditëse të limfomës në fazën 3 në vitin 2022. “Ndjeva sikur e gjithë bota ime u shemb,” tha ai për Newsweek.
 
Prej muajsh vuante nga ethe dhe djersitje nate, por çdo vizitë në spital përfundonte me diagnozë të gabuar, COVID. Vetëm kur vuri re një ënjtje nën sqetull, iu nënshtrua analizave që zbuluan të vërtetën.
 
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ai nuk ishte i vetëm. Pranë kishte Shivën, macen që kishte adoptuar kur ishte vetëm 6 muajshe. Lidhja mes tyre ishte e veçantë, ndanin edhe të njëjtën ditëlindje.
 
"Isha larg familjes, duke u përballur me gjithçka i vetëm. Vetëm Shiva më rrinte pranë. Kur e shihja në derë duke më pritur, zemra më qetësohej", rrëfen ai.
 
Nata pas diagnozës ishte vendimtare: Shiva, që më parë nuk flinte kurrë me të, u ngjit në gjoksin e tij dhe fjeti aty. ‘Ishte sikur e kuptonte që kisha nevojë për të.’
 
Gjatë kimioterapisë, Savas u detyrua të zhvendosej në shtëpinë e prindërve, duke lënë Shivën pas. "Vetmia ishte më e keqe se trajtimet", kujton ai.
 
Kur u ribashkuan, Shiva ishte më i qetë, më i lidhur dhe më mbrojtës se kurrë më parë. "Pas çdo seance kimioterapie, kur kthehesha i shkatërruar, ai vinte, më vendoste putrat në faqe dhe më jepte ndjesinë që nuk isha vetëm."
 
Për Savasin, Shiva nuk ishte thjesht një mace. “Ishte kujdestari im i heshtur. Nuk më linte kurrë vetëm, madje ndonjëherë nuk hante, vetëm për të qëndruar pranë meje.”
 
Sot, tre vite më vonë, Savas është në remision. Ai përfundoi trajtimin në mars 2023 dhe vazhdon kontrollet çdo gjashtë muaj. Më 30 qershor, ai ndau historinë e tij në Reddit, duke prekur mijëra njerëz dhe duke marrë mbi 77,000 reagime pozitive. Krahas rrëfimit, publikoi edhe dy fotografi, një gjatë sëmundjes me Shivën në krah, dhe një tjetër të kohëve të fundit, ku shihet i shëndetshëm, me macen besnike ende pranë.
 
Ai thotë se besimi në budizëm e ndihmoi të qëndrojë i qetë dhe ta pranojë situatën. “Emri im, Savas, do të thotë ‘luftë’ në turqisht. Mendoj se e kam nderuar emrin tim duke luftuar kancerin. Dhe Shiva, emri i tij do të thotë ‘zoti që shkatërron’. Në mënyrën e tij, ai më ndihmoi të shkatërroj sëmundjen.”
 
Përvoja e Savasit ka prekur mijëra përdorues të rrjeteve sociale, të cilët ndanë histori të ngjashme mbi ndikimin e kafshëve në përballjen me sfida të mëdha jetësore. Sipas Fondacionit për Shëndetin Mendor, kafshët shtëpiake ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes psikologjike, duke ofruar shoqëri, qetësi dhe dashuri të pakushtëzuar.
 
Savaş thotë se dëshiron të nxisë njerëzit të adoptojnë kafshë dhe të kuptojnë vlerën e tyre terapeutike. “Gjithashtu, dua të ndryshojë mënyra si flasim për kancerin. Shumë njerëz nuk guxojnë as ta përmendin. Por sa më shpesh ta thuash, aq më pak frikë sjell. Kanceri humbet fuqinë e tij.”
 
Edhe pse ai ende përballet me sulme paniku, thotë se Shiva është ende pranë, 'shoku im i ngushtë, në ditët e mira dhe të këqijat.'
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave