Clinton kujton se çka i kishte thënë kamarieri kosovar: ‘Falë teje familja ime është gjallë’
Clinton kujton se çka i kishte thënë kamarieri kosovar: ‘Falë teje familja ime është gjallë’ 04.07.2023 | 02:57
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka kujtuar një ngjarje prekëse që i kishte ndodhur pasi e kishte lënë Shtëpinë e Bardhë.
 
Ai gjatë fjalimit të tij plot emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga një kamarier nga Kosova.
 
“Kur isha në një restorant në New York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakun që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton.
 
“Ai u çua dhe foli me njerëzit aty për jetën e tij familjare, për atë se çka kishte kaluar”, shtoi ai.
 
Sot, Bill Clinton në një ceremoni shtetëror u nderua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
 
Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave