Fuqia e futbollit, afro 600 foshnja në Peru marrin emrin Haaland
Fuqia e futbollit, afro 600 foshnja në Peru marrin emrin Haaland 14.07.2026 | 02:35
Fuqia e Kupës së Botës dhe ndikimi i yjeve të futbollit duket se nuk kanë kufij. Këtë herë fenomeni ka prekur Perunë, ku qindra prindër kanë zgjedhur emrin e sulmuesit norvegjez Erling Haaland për fëmijët e tyre të porsalindur.
 
Sipas autoriteteve peruane të regjistrimit civil, plot 593 fëmijë të lindur pas nisjes së Botërorit janë emërtuar "Haaland", si një kujtim për një prej yjeve më të mëdha të turneut.
 
Zëdhënësi i institucionit të regjistrimit, Iván Torres, ka konfirmuar se emri është regjistruar në disa versione të ndryshme. Katër fëmijë mbajnë emrin e plotë Erling Braut Haaland, 91 të tjerë janë regjistruar si Erling Haaland, ndërsa pjesa tjetër (498) mbajnë vetëm mbiemrin Haaland si emër.
 
Kjo nuk është hera e parë që futbollistët frymëzojnë prindërit peruanë në zgjedhjen e emrave për fëmijët e tyre. Në vend ka mijëra persona që mbajnë emrat e yjeve të mëdhenj të futbollit.
 
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3402 qytetarë në Peru quhen Messi, ndërsa emri i Cristiano Ronaldos është përdorur gjithashtu nga shumë familje, ndërsa 1,241 persona quhen Yamal sipas lojtarit të Spanjës, Lamine Yamal. Plot 33,809 prej tyre janë emëruar sipas Neymarit të Brazilit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave