Mërgimtari nga Malisheva bëhet hero në Itali, i shpëton vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona
Mërgimtari nga Malisheva bëhet hero në Itali, i shpëton vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona 05.10.2023 | 03:00
Italia është tronditur mbrëmë pasi një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë kanë vdekur 21 persona e rreth 15 tjerë janë lënduar.
 
Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.
 
Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.
 
Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.
 
“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes.  Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar bërtima. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai për IndeksOnline.
 
Bujari po ashtu ka thënë se fillimisht kanë ardh Policia në vendngjarje dhe pastaj zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
 
Nuk është hera e parë që shqiptarët në vende të ndryshme të Evropës bëhen heronj duke ndihmuar njerëzit në fatkeqësi të ndryshme./IndeksOnline/