Qeni Hachiko, simbol i besnikërisë, mbush 100-vjeç!
Qeni Hachiko, simbol i besnikërisë, mbush 100-vjeç! 13.11.2023 | 02:23
Të gjithë e njohin nga filmi me Richard Gere, por pas Hachiko-s është historia e vërtetë e një qeni japonez, që priti të zotin çdo ditë në stacionin hekurudhor pë 10 vjet me radhë. Në nder të tij banorët ndërtuan një statujë.
 
Japonia feston 100-vjetorin e lindjes së qenit besnik Hachiko (1923-1935). Bëhet fjalë për qenin që ka emocionuar japonezët për breza dhe jo vetëm, statuja e të cilit është edhe nga më të fotografuarat në Japoni. Është në lagjen kaotike të Shibuya, pikërisht pranë një nga stacioneve kryesorë hekurudhorë të Tokyos, dhe çdo ditë ka një radhë të gjatë për të shkrepur një foto pranë statujës.
 
Hachiko i përkiste profesorit universitar Hidesaburo Ueno. Siç përcillet edhe në filmin që mban emrin e tij, ai priste çdo ditë që i zoti të kthehej  nga puna në stacion. Kur Ueno u nda nga jeta papritur në vitin 1925, Hachiko, vijoi ta presë për çdo ditë, thuajse për 10 vjet deri sa reshti së jetuari në vitin 1935.
 
Historia që ka prekur zemrën e shumë banorëve, aq sa mblodhën paratë e nevojshme për të ndërtuar statujën e tij, që më pas u përdor për metal gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 1948-ën u instalua sërish.
 
Një shekull nga lindja e tij, legjenda e mikut besnik që priti për një dekadë kthimin e pronarit të tij, pa e kuptuar se ai nuk jetonte më, vijon që të krijojë sensibilitet të madh tek japonezët, por edhe turistët, aq sa frymëzoi në 2009-ën një film Hollyëoodi me Richard Gere (Hachi: A dog's tale, një tjetër film indian në 2015, si dhe është personazh i një videoloje japoneze.//Shqiptarja.com
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave