Tifozi trim hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali
Tifozi trim hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali 19.10.2023 | 02:30
Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani.
 
Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1.
 
E si gjithnjë deri më tash, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.
 
Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin “Kosova” dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ saherë e shohin.
 
Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës.
 
Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.
 
Fatmirësisht situata u qetësua relativisht shpejt dhe nuk pati asnjë konflikt të madh. Golat për Hungarinë në fitoren ndaj Serbisë i shënuan Varga dhe Salaj në minutën e 20-të dhe 34-të, ndërsa shënuesi i vetëm për Serbinë ishte Pavloviq në minutën e 33-të. /Ballkani.info
 
@ballkani.info Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës ë para tifozëve serbë në ndeshjen Hungari-Serbi.
Sigurimi mezi e ndali #kosova #kosova #hungary #hooligans #budapest #albania #shqiperia #viralvideo #football #prishtina #tirana ë original sound - Ballkani.info
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave