Futbolli turk ka rifilluar këtë javë me ndeshjet e Superligës, pas disa javësh ndërprerje si pasojë e tërmetit tronditurës që goditi Turqinë.
Por nismat sensibilizuese të komunitetit të futbollit nuk kanë marrë fund dhe këtë e treguan më së miri tifozët e Besiktashit sot në ndeshjen ndaj Antalyaspor.
Tifozët kishin mbushur stadiumin “të armatosur” në Stamboll dhe kur ora lokale shënonte 16:17, ata lëshuan mbi fushën e lojës një rrebesh me lodra.
Beşiktaş - Antalyaspor maçı, dakika 04.17: Depremzede çocuklar için sahaya oyuncak yağdı pic.twitter.com/Za6TwdaG2B
— Independent Turkish (@TurkishIndy) February 26, 2023
Thuajse të gjithë kishin blerë dhe marrë me vete lodra të cilët i hodhën në fushën e lojës, duke ndërprerë për disa çaste ndeshjen.
Kjo ishte një dhuratë për fëmijët në zonat e goditura nga tërmeti, të cilët si pasojë e shkatërrimit, kanë mbetur pa lodra.
Lojtarët, por edhe gjyqtarët dhe zyrtarët u afruan dhe larguan lodrat duke pastruar fushën teksa duartrokitnin tifozerinë.
Disa lojtarë, mes të cilëve edhe kapiteni Çenk Tosun i Beshiktashit, nuk mbanin dot lotët nga ky gjest i veçantë i mbështetësve të ekipit vendas, por edhe atyre të Antaliaspor të cilët iu bashkuan kësaj nisme emocionuese.
Video