Studimi i fundit: Shqiptarët ndër 20 kombet me IQ më të lartë, të parët në Ballkan
Studimi i fundit: Shqiptarët ndër 20 kombet me IQ më të lartë, të parët në Ballkan 13.01.2026 | 03:30
Platforma prestigjioze “International IQ Test” ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2026, duke analizuar të dhënat e mbledhura nga mbi 1.2 milion njerëz gjatë vitit të kaluar.
 
Ky studim, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë për nga numri i pjesëmarrësve, ofron një pasqyrë të qartë të nivelit të inteligjencës logjike në nivel global.
 
Sipas të dhënave të përditësuara më 1 janar 2026, shtetet e Azisë Lindore dominojnë sërish treshen e parë.Kina renditet në vendin e parë me një mesatare prej 107.19, e ndjekur nga Koreja e Jugut (106.43) dhe Japonia (106.40).
 
Një surprizë në këtë raport është renditja e lartë e Iranit dhe Gjermanisë, të cilat gjenden në top-listën e vendeve me performancën më të lartë logjike.Në nivel rajonal, Shqipëria tregon një rritje dhe stabilitet domethënës krahasuar me dekadat e kaluara.
 
Shqipëria paraqitet me një IQ mesatare prej rreth 98.28, duke u pozicionuar afër mesatares globale (100), duke u radhitur e 19-ta, në mesin e 137 shteteve të botës, transmeton Zeri.info.Në raport me fqinjtë e Ballkanit, Shqipëria kryeson listën.
 
Raporti thekson se në 84,8% të shteteve rezultatet kanë mbetur të qëndrueshme me një luhatje prej më pak se 2 pikësh nga viti në vit, gjë që vërteton besueshmërinë e mostrës prej 1.212.714 personash.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave