BBC: SHBA ndëshkon Kosovën pas trazirave të dhunshme
BBC: SHBA ndëshkon Kosovën pas trazirave të dhunshme 31.05.2023 | 04:14
Mediumi britanik, BBC ka raportuar gjerësisht mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. BBC shkruan se SHBA ka njoftuar masa kundër Kosovës, pas injorimit të këshillave të saj për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.
 
BBC raporton se SHBA  ka kritikuar vendimin e Kosovës për të vendosur "me mjete të dhunshme", kryetarët shqiptarë të  komunave në veri të Kosovës.
 
Mediumi britanik rikujton se për këtë arsye, Kosova është përjashtuar nga pjesëmarrja në një stërvitje të madhe dhe vazhdueshme ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Evropë.
 
BBC rikujton se Policia dhe trupat e NATO-s u përleshën të hënën me protestuesit serbë në Zveçan, në veri të Kosovës.
 
“Protestuesit ishin përpjekur të merrnin një ndërtesë komunale  mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë etnikë, në zonat ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.
 
NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë pasi tha se 30 nga paqeruajtësit e saj dhe 52 protestues u lënduan në përleshjet në Zveçan.
 
BBC risjellë në vëmendje se kriza daton që nga prilli, kur serbët etnikë bojkotuan zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e komunave me një pjesëmarrje prej më pak se 4%.
 
Ashtu si SHBA-të, edhe Bashkimi Evropian ka akuzuar autoritetet kosovare për destabilizimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka paralajmëruar masa kundër çdo veprimi që mund të ndezë tensionet etnike atje.
 
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes banorëve të saj serbë dhe shumicës shqiptare.
 
Ajo është njohur nga SHBA dhe vendet kryesore të BE-së. Por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj i fuqishëm Rusia, refuzon ta bëjë këtë - ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës.
 
Ndërsa shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë në Kosovë në tërësi, serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në rajonin verior.
 
BBC raporton se Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja “parashikoi pasojat” e vendimit për vendosjen në mënyrë të dhunshme të kryetarëve shqiptarë etnikë në katër   komunat me shumicë serbe.
 
SHBA - një aleat i fortë i Kosovës - tha se kishte "këshilluar fuqishëm" kryeministrin Albin Kurti që të ndryshonte kursin e tij të veprimit, por këshilla u shpërfill.
 
Si rezultat, pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen e NATO-s, ‘Defender Europe 23’, është anuluar.
 
Hovenier tha se SHBA po shqyrtonte masa të tjera dhe aktualisht "nuk ka entuziazëm" për të ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të gjerë ndërkombëtare ose përparim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
 
Liderët e Serbisë dhe Kosovës kanë shkëmbyer akuza për skenat e dhunshme.
 
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është "përgjegjësi i vetëm" për trazirat.
 
Në kundërpërgjigje, Kurti pretendoi se protestuesit në Zveçan ishin "një grup ekstremistësh nën drejtimin e Beogradit zyrtar".
 
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dhuna "duhet të ndalet".
 
Ai dënoi ashpër "sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it" - duke iu referuar forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
 
Por serbët etnikë në veri të Kosovës e kanë kritikuar KFOR-in  për dështimin për të parandaluar policinë e armatosur të Kosovës që të hyjë me forcë në ndërtesat komunale dhe të heq flamujt serbë.
 
Njoftimi i së martës nga NATO tregon për rritjet të konsiderueshme në numrat e pjesëtarëve të KFOR-it.  700 trupat shtesë do t'i bashkohen atyre 3,800 që tashmë janë në detyrë në Kosovë.
 
Një batalion shtesë rezervë është vendosur në gatishmëri dhe do të jetë gati për t'u vendosur brenda shtatë ditëve, nëse kjo kërkohet.
 
Misioni i KFOR-it është të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së të gjithëve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.
 
Ish-shefi i NATO-s, lordi Robertson ka akuzuar Serbinë për nxitje të tensionit në Kosovë.
 
"Ideja se ne do të tërhiqemi plotësisht nga Kosova nuk mund të ndodhë derisa Serbia të fillojë ta pranojë realitetin," tha ai për programin World Tonight të BBC Radio 4 pas kthimit nga një vizitë në Kosovë.
 
Duke vënë në dukje "paralajmërimin e shpëtimit" nga amerikanët për autoritetet kosovare, ai tha se një "shkallë e arsyes së shëndoshë dhe një shkallë e diplomacisë së ftohtë duhet të kishte qenë rend i ditës".
 
"Unë mendoj se autoritetet kosovare duhet ta kishin trajtuar atë shumë më mirë," tha ai. "Fakti që miqtë e tyre të ngushtë, si amerikanët, po u japin atyre paralajmërime shumë të mprehta, duhet t'i bëjë ata të rimendojnë atë që po bëjnë."
 
Ai qortoi Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se të dy palët duhej "të ulen me kujdes dhe të mendojnë se çfarë të ardhme duan për njerëzit e të dy vendeve". 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.