BE’ja ia ‘numëron’ ditët Qeverisë: Bllokada politike rrezikon ‘avullimin’ e fondeve milionëshe pas afatit të qershorit
BE’ja ia ‘numëron’ ditët Qeverisë: Bllokada politike rrezikon ‘avullimin’ e fondeve milionëshe pas afatit të qershorit 08.05.2026 | 03:38
Kosova po lëshohet drejt një ‘humnere’ financiare që mund të peshojë dhjetëra miliona euro, si pasojë e bllokadës institucionale dhe mungesës së një Kuvendi efektiv.
 
Megjithëse Bashkimi Europian ka alokuar një shumë marramendëse prej 882.6 milionë eurosh për vendin, qasja aktuale e institucioneve po vë në rrezik serioz transferimin e këtyre mjeteve, përcjell Gazeta Metro
 
Sipas Bashkimit Europian, çelësi i këtyre parave mbetet zbatimi i Agjendës së Reformave, një proces që kërkon vendimmarrje të shpejtë, e cila aktualisht mungon për shkak të ngërçit politik.
 
Në një përgjigje zyrtare për Kallxo.com Komisioni Europian ka qenë i prerë sa i përket pasojave të vonesave. Institucioni ka vënë në dukje se koha nuk premton, sidomos pas vonesave që janë shënuar tashmë në ratifikimin e marrëveshjeve jetike. Brukseli bëri të qartë se 30 qershori 2026 shënon limitin e ‘durimit’ për hapat e parë reformues.
 
“Me përfundimin e periudhës së parë të tolerimit (grace period) më 30 qershor të këtij viti për 13 hapa reformues, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”, thuhet në përgjigjen e tyre./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.