Britanikët OSBE’së për zhvillimet në Kosovë: Duhet stabilitet institucional, na shqetëson mungesa e normalizimit me Serbinë
Britanikët OSBE’së për zhvillimet në Kosovë: Duhet stabilitet institucional, na shqetëson mungesa e normalizimit me Serbinë 28.05.2026 | 14:57
Zyra për Punë të Jashtme, Commonwealthin dhe Zhvillim e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një deklaratë lidhur me raportin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për zhvillimet në Kosovë.
 
Kjo zyrë ka publikuar transkriptin e fjalëve të përfaqësuesit britanik, Neil Holland lidhur me raportin e prezantuar. Fillimisht përgëzohet McGurk për raportin dhe prezantimin e tij, ndërsa që në fillim të deklaratës theksohen ciklet e shpeshta zgjedhore dhe “pasiguria e zgjatur politike” në Kosovë.
 
“Zoti Kryesues, raporti i Misionit me të drejtë thekson barrën e vendosur mbi institucionet e Kosovës nga ciklet e përsëritura zgjedhore dhe pasiguria e zgjatur politike. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje partive politike të Kosovës që të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive, në interes të të gjitha komuniteteve, për të siguruar stabilitet institucional, për të rikthyer besimin publik dhe për të mundësuar përparim në reformat prioritare”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar.Mbretëria e Bashkuar thotë se “mirëpret rikthimin paqësor të kryetarëve përfaqësues serbë të Kosovës në komunat veriore pas zgjedhjeve lokale të tetorit” dhe i inkurajon ata që “të përqendrohen në qeverisjen praktike, duke punuar në mënyrë konstruktive me institucionet qendrore dhe duke iu përgjigjur nevojave të të gjithë qytetarëve që përfaqësojnë”.
 
“Mbretëria e Bashkuar e vlerëson shumë punën e Misionit në mbështetje të proceseve demokratike. Asistenca teknike e Misionit për autoritetet zgjedhore vazhdon të luajë një rol jetik në mbështetjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të besueshme, veçanërisht në një mjedis politik kompleks.
 
Ne mirëpresim gjithashtu përpjekjet më të gjera të Misionit për të forcuar sundimin e ligjit, për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve dhe për të promovuar llogaridhënien në mbarë Kosovën”, thuhet në deklaratë.MB përgëzon edhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian, Peter Sorensen për përpjekjet e tij për “të mbështetur zbatimin e Ligjit për të Huajt të Kosovës”.
 
MB përgëzon edhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian, Peter Sorensen për përpjekjet e tij për “të mbështetur zbatimin e Ligjit për të Huajt të Kosovës”.“Mbetet thelbësore që ky proces të zhvillohet gradualisht, në mënyrë transparente dhe në koordinim të ngushtë me komunitetet e prekura dhe komunitetin ndërkombëtar. Qasja në shërbimet thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimin, nuk duhet të ndërpritet. Dialogu dhe konsultimi mbeten kyçe”, thuhet në deklaratë.
 
Mbretëria e Bashkuar thotë se mbetet “e shqetësuar nga mungesa e vazhdueshme e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.“Angazhimi konstruktiv me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nga të dyja palët, dhe zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe për përmirësimin e jetës së përditshme të të gjithë qytetarëve. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika dhe veprimet që minojnë besimin ose përshkallëzojnë tensionet”, thuhet në deklaratë.
 
Deklarata përmend edhe llogaridhënien.Serbia duhet të sjellë para drejtësisë përgjegjësit si për sulmin në Banjskë ashtu edhe për sulmet kundër Policisë së Kosovës dhe personelit të KFOR-it në Zveçan. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për akte të tilla. Bashkëpunimi i plotë me hetimet është thelbësor”, thuhet në deklaratë.
 
Së fundi, MB nënvizon rëndësinë e punës së Misionit të OSBE-së me komunitetet jo-shumicë, përfshirë angazhimin e tij me institucione si Kisha Ortodokse Serbe.“Puna e rrjetit të qendrave rajonale të Misionit – shpesh afatgjatë, diskrete dhe e bazuar në terren – mbetet thelbësore për ndërtimin e besimit, paralajmërimin e hershëm dhe stabilitetin afatgjatë”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.