Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkaktojnë alarm
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkaktojnë alarm 28.05.2026 | 15:08
Një valë e të nxehtit të madh ka përfshi Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Portugalinë. Autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqe dhe kujdes të shtuar.
 
Temperaturat e larta dhe vala e hershme e të nxehtit kanë përfshirë pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Portugalisë, duke shkaktuar paralajmërime për sigurinë publike, rrezik zjarresh dhe incidente në ujëra të hapura. Autoritetet në disa vende kanë apeluar për kujdes të shtuar, ndërsa temperaturat kanë arritur nivele të pazakonta për fundin e muajit maj.
 
Në Britani, pas valës së të nxehtit janë raportuar disa incidente tragjike në ujëra të hapura. Një djalë 12-vjeçar rezulton i zhdukur në Ribchester, ndërsa trupi i një 17-vjeçari u gjet në Pick Mere, në Cheshire. Një vajzë 15-vjeçare mbetet në gjendje kritike pasi hasi vështirësi në plazhin Formby.
 
Aktivistja Rebecca Ramsay, e cila humbi djalin e saj në një aksident të ngjashëm, paralajmëroi se liqenet dhe zonat e hapura ujore mund të jenë 'kurthe vdekjeje', edhe për notarët me përvojë.
 
Ekspertët britanikë të sigurisë në ujë kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin notin në ujëra të hapura, duke theksuar rrezikun nga 'shoku i ujit të ftohtë', mbeturinat nën ujë dhe ndotja. Pas një fushate 12-vjeçare, temat për sigurinë në ujë do të përfshihen edhe në kurrikulën kombëtare shkollore në Britani duke filluar nga shtatori.
 
Ndërkohë, Spanja po përballet me temperatura shumë mbi mesataren sezonale. Në Bilbao temperaturat kanë kaluar 35 gradë Celsius, ndërsa netët tropikale nuk po sjellin freski. Në A Coruña temperaturat pritet të arrijnë 30 gradë, ndërsa qyteti i Vitoria-Gasteiz aktivizoi planin për valën e të nxehtit pas alarmit të verdhë meteorologjik. Edhe Santander po përjeton kushte tipike verore shumë më herët se zakonisht.
 
Në Portugali, temperaturat po afrohen me 40 gradë Celsius, gati 10 gradë mbi mesataren për këtë periudhë. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë zjarresh dhe stuhi, ndërsa studimet klimatike tregojnë se vendi mund të përballet në të ardhmen me deri në 10 valë të të nxehtit në vit, të cilat mund të zgjasin më shumë se një muaj.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.