Eurodeputeti holandez: Provokime fëminore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë
Eurodeputeti holandez: Provokime fëminore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë 18.04.2024 | 15:18
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga Sebria, ku gjatë ditës së djeshme u ndaluan mbi një mijë kosovarë në pikat kufitare.
 
Reuten ka shkruar në “X” se këto janë provokime fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe.
 
“Provokime të parashikueshme, fëminore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendës shefi i Policisë së Kosovës Jankoviq është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka shkruar deputeti holandez.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.
 
“Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla. Predictable, childish and dangerous provocations by Serbian authorities.
 
Deputy head of Kosovo police Jankovic still being detained. He must be released immediately. We know this pattern of escalation and also of intimidation of Serbian-Kosovo citizens and we must stop it.
https://t.co/jWOE5nfyAP— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) April 18, 2024
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.