Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Williams: Miliona gra në mbarë botën sot përballen me pabarazi të thella 03.06.2025 | 15:28
Në ditën e Dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një adresim para të pranishmëve e ka pasur Zonja e Parë e Antigua dhe Barbuda, Sandra Williams.
 
Ajo në adresimin e saj tha se miliona gra në mbarë botën, sot përballen me barazi të thella.
 
Ajo rrëfeu edhe një përvojë personale të ballafaqimit me një sëmundje të rëndë.“Pësova një embolizëm të madh të mushkërive, aq të rëndë sa që konsulentët mjekësor më thanë se ishte një rast më i rëndë që kishin hasur ndonjëherë. Pa ndërhyrje të menjëhershme më thanë se nuk do të mbijetoja. Në ato orë plot makth u ballafaqova me një qartësi. E kuptova se sa e brishtë është jeta dhe sa shpejt mund ta humbim.
 
Sot qëndroj para jush plot me përulje, por edhe e frymëzuar nga përvojat e ndare. Kam një përvojë personale që dua ta ndaj. Para dy vitesh kam përjetuar diçka që ma ndryshoi jetën.Ajo që ishte më e rëndësishme në ato momente të errëta për mua, ishte që bashkëshorti im ishte pranë meje duke u kujdesur për mua. Pa Rodnin nuk do të isha sot këtu me ju. Ne nuk është menduar të jemi të veçuar por të veprojmë së bashku si partnerë bashkëveprues për një botë më paqësore.
 
Përgjatë kontinenteve, kulturave dhe historisë, jetët e grave janë formësuar nga pabarazitë e thella. Gratë gjymtohen në emër të traditës sot, mijëra rrahen prapa dyerve të mbyllure. U mohohet qasja në arsim. Këto janë realitete të përditshme të miliona grave”, tha ajo.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.