Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, duke theksuar se ajo shënoi kthesën vendimtare për popullin e Kosovës dhe përfundimin e dhunës së regjimit serb, raporton GazetaBlic.
Hoti vlerësoi sakrificën e dëshmorëve, rezistencën e UÇK-së dhe rolin vendimtar të aleatëve ndërkombëtarë, duke rikujtuar vizionin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për një Kosovë të lirë dhe të integruar në botën demokratike.