Papa Françesku pret presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
Papa Françesku pret presidenten e Kosovës Vjosa Osmani 24.01.2023 | 04:24
Bashkëpunimi për paqen e dialogun në Ballkan, dialogu ndërfetar, roli i Kishës Katolike në Kosovë, të rinjtë dhe e ardhmja e tyre, në qendër të takimit të Atit të Shenjtë me presidenten Vjosa Osmani, e cila i kërkoi Papës njohjen e Kosovës dhe e ftoi për një vizitë në vend.
 
Papa Françesku priti, sot në audiencë në Vatikan, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe nga zv.kryeministrja Donika Gërvalla. Në një bisedë të përzemërt, u fol për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, që të sigurohet dialogu e paqja në gjithë rajonin e Ballkanit.
 
“Kam ardhur këtu për t’jua shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kujdesin që keni treguar ndaj vendit tim, duke i ndenjur afër vazhdimisht”, tha Presidentja Osmani. Më pas uvu në dukje roli pozitiv i Kishës Katolike në mbështetjen e qytetarëve dhe në ndërtimin e shoqërisë, duke nënvizuar edhe rëndësinë e dialogut ndëretnik e ndërfetar në Kosovë. 
 
Një temë e veçantë, që Papa e ka veçanërisht për zemër, ishte ajo e të rinjve dhe e së ardhmes së tyre, me urimin që t’u krijohen të gjitha kushtet për ta ndërtuar këtë të ardhme në vendlindje. Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi Papës Françesku që Selia e Shenjtë ta njohë Kosovën dhe e ftoi për vizitë në vend.
 
 Pas audiencës me Atin e Shenjtë, presidentja Osmani u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.