Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2025
Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2025 30.10.2024 | 16:12
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025. Buxheti projektohet të jetë 3.6 miliardë euro, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti, para se kabineti qeveritar ta miratonte projektbuxhetin, i cili tash do të shkojë në Kuvend të Kosovës për votim.
 
“Jemi në këtë mbledhje sot për të shënuar rekordin historik për të quar deri në fund mandatin qeverisës dhe duke miratuar 4 vjet rresht buxhetin e vendit. Për vitin 2025 buxheti shënon shumën e përgjithshme prej 3 miliardë e 608 milionë euro. 300 milionë euro është rritja vetëm për paga”, tha Kurti.
 
Ai ka thënë se rritja e pagave nën qeverisjen e tij është si rezultat i rritjes së buxhetit.
 
“87 milionë euro i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes. 16 milionë euro janë shtuar te skema e kujdesit për fëmijë. Bujku ynë do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon, përmes granteve. 930 milionë euro janë ndarë për investime në infrastrukturë, hekurudha e rrugë.
 
Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesën veriore të vendit, duke investuar në infrastrukturë, kur shtrirja e ligjshmërisë tashmë është punë e kryer.
 
240 milionë euro më shumë për komunat. Ky do të jetë buxheti i 4-t për këtë mandat dhe i pari për mandatin e ardhshëm”, tha tutje kryeministri.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.