Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu
Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu 17.09.2025 | 02:35
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar dëshminë, për ditën e tretë me radhë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
 
Rubin tha se ishte privilegj për atë që të japë dëshmi në këtë proces përkundër faktit që ka zgjatur pak si shumë.
 
“Dua të them që ishte privilegj për mua të jem këtu, pvarësisht se zgjati pak më shumë”, tha Rubin.
 
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka përfunduar dëshminë me riktheksim se tërë dëshmia e tij bazohet në se UÇK nuk ka pasur strukturë organizative.
 
Jems Rubin është  larguar nga objekti i Gjykatës Speciale me vetura diplomatike të ambasadës amerikane në Holandë.
 
Dëshmitari i dyte i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është amerikani Paul Williams.
 
Paul Williams ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje
 
Rubin: UÇK pa strukturë ushtarake formale, Demaçi ‘Mandela i Kosovës’
 
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë, për ditën e tretë me radhë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
 
Rubin dëshmoi lidhur me strukturën dhe veprimtarinë e UÇK-së. Ai deklaroi se komunikatat e lëshuara nga UÇK-në i kishte parë si përpjekje për ta bërë organizatën të dukej më e rëndësishme se ç’ishte në realitet.
 
“Këto komunikata nuk kanë enë asgjë më shumë përveçse manipulime”, tha ai.
 
Rubin theksoi se nuk kishte prova për një strukturë ushtarake formale me batalione apo brigada dhe se në UÇK kishte më shumë klane se sa organizim të mirëfilltë. Po ashtu, ai nuk kishte dijeni për ekzistencën e Policisë Ushtarake, por kishte parë persona me dhe pa uniforma.
 
Në pyetjet mbi personat e zhdukur, Rubin tha se me gjasë e kishte diskutuar çështjen me Hashim Thaçin dhe kishte bërë përpjekje në këtë drejtim.
 
Duke folur për Adem Demaçin, Rubin e quajti atë ekuivalent të Nelson Mandelës, për shkak të viteve të gjata në burg dhe autoritetit të madh moral mbi lëvizjen çlirimtare. Ai theksoi se ndikimi i Demaçit ishte kryesisht moral, jo fizik.
 
Lidhur me negociatat në Rambuje, Rubin u pyet nëse Thaçi kishte kërcënuar Veton Surroin dhe Dukagjin Goranin. Ai tha se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim fizik, por bëri dallim midis presionit moral dhe atij fizik, duke theksuar se presioni ideologjik mbi çështjen e pavarësisë ishte i pranishëm.
 
Rubin kujtoi se edhe Madeleine Albright kishte ushtruar presion mbi Thaçin për të pranuar marrëveshjen, duke e paralajmëruar për pasojat ndaj popullit shqiptar.
 
Gjatë seancës u paraqitën transkriptat e incizimeve të 3 shtatorit 2023 nga paraburgimi, të cilat u pranuan si prova materiale pas rishikimit dhe u riklasifikuan si publike. Të gjithë të akuzuarit ishin të pranishëm në sallën gjyqësore.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.