“Kosova në prag të humbjes së ‘Lojërave Mesdhetare 2030’”, Përparim Rama ia hedh fajin Qeverisë Kurti
“Kosova në prag të humbjes së ‘Lojërave Mesdhetare 2030’”, Përparim Rama ia hedh fajin Qeverisë Kurti 15.10.2026 | 02:49
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka bërë një paralajmërim shqetësues sot përmes një postimi në rrjetet sociale.
 
I pari i kryeqytetit ka shkruar se Kosova është në prag të humbjes së organizimit të “Lojërave Mesdhetare 2030”, shkruan “Gazeta Express”.
 
“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG)!”, shkroi fillimisht Rama.
 
“Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja ma e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, shtoi i pari i kryeqytetit.
 
 
“Prishtina i ka fituar Lojërat Mesdhetare 2030, e kemi punuar në Masterplan, i kemi përcaktuar projektet dhe lokacionet, i kemi votuar në Asamblenë e Kryeqytetit. Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike!”, shkruan tutje Rama, duke ia hedhur fajin Qeverisë Kurti.
 
Kosova e fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave të ardhshme Mesdhetare, por vendi ynë është shumë vonë dhe shumë prapa me infrastrukturë sportive, prandaj edhe rrezikon ta humbasë të drejtën e organizimit të kësaj gare prestigjioze. /Gazeta Express 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.