Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ofertën e Presidentit Joe Biden për të debatuar në televizion në qershor dhe shtator. Propozimi u bë nga fushata Biden-Harris në një letër drejtuar Komisionit dypartiak për Debatet Presidenciale të mërkurën, raporton Express.
Trump i tha Fox News Digital se “është koha që të zhvillohet një debat – edhe nëse duhet të mbahet përmes zyrave të Komisionit për Debatet Presidenciale, të cilat kontrollohen totalisht nga demokratët”, ka thënë Trump.
“Jam gati të shkoj”, ka deklaruar Trump.
Ish-presidenti amerikan ka shtuar se nuk i ka fare problem datat e propozuara, shkruan FOX News, raporton Express.
“Datat që ata propozuan janë të mira. Kudo. Në çdo kohë. Në çdo vend. Le të shohim nëse Joe mund të arrijë në podiumin stand-up.”, ka shtuar tutje.
“Datat e propozuara të qershorit dhe fillimit të shtatorit janë plotësisht të pranueshme për mua”, tha Trump për Fox News Digital./Express/