Konklavi: tymi i dytë, i zi
Konklavi: tymi i dytë, i zi 08.05.2025 | 04:02
Tymi i paradites nga Konklavi i kardinajve të Kishës Shenjte Romake, edhe pas dy votimeve të paradites së sotme, është i zi. Të vijojmë të lutemi për zgjedhjen e Papës së ri.
 
Në ditën e dytë të Konklavit, 133 kardinajtë nuk e kanë zgjedhur ende Pasardhësin e Shën Pjetrit, në fund të paradites, gjatë së cilës votuan dy herë, sipas rregullit. Kështu, në orën 11.51, nga oxhaku i Kapelës Sikstine, doli sërish tym i zi. Në Sheshin e Shën Pjetrit e ndoqën me vëmendje rreth 15 mijë vetë, që ishin mbledhur për të parë tymin, pamjet e të cilit transmetohen edhe në ekranet e mëdha të vendosura në shesh, por edhe për t’u lutur për zgjedhjen e Papës së ri. Shumë e përjetësuan momentin me telefonat e tyre celularë, ndërsa televizionet e gjithë botës filmuan tymin, që dilte nga oxhaku.
 
Sot, 8 maj, në orët e para të ditës, kardinajtë zgjedhës u mblodhën në Kapelën Pauline për të kremtuar meshën dhe lutjet e mëngjesit, ndërsa në Kapelën Sikstine thanë lutjet e orës së mesme, përpara se të vazhdonin me votimin. Dreka është planifikuar në Shtëpinë e Shën Martës e pastaj, nisja për në Pallatin Apostolik në orën 15.45. Pasi të kenë zënë vend të gjithë, në orën 16.30, Kapela Sikstine mbyll dyert për të vazhduar me dy votime të tjera./Radio Vatikani
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.