Liga Arabe për herë të parë dënon terroristët Hamas, unanimisht: T’i dorëzojë armët dhe të largohet nga Gaza
Liga Arabe për herë të parë dënon terroristët Hamas, unanimisht: T’i dorëzojë armët dhe të largohet nga Gaza 31.07.2025 | 15:31
Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Turqinë, për herë të parë kanë dënuar sulmin e organizatës terroriste Hamas, në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar në selinë e OKB-së në Nju-Jork, ato i bënë thirrje Hamasit të lirojë të gjitha pengjet, të çarmatoset dhe t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës, transmeton Gazeta Metro.
 
Kjo deklaratë është pjesë e një plani më të gjerë me faza, i cili synon t’i japë fund luftës shkatërruese në Gaza dhe të çojë drejt krijimit të një shteti palestinez të pavarur dhe të demilitarizuar, që do të bashkëjetonte në paqe me Izraelin.
 
“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund pushtetit të vet në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët e veta Autoritetit Palestinez, me angazhimin dhe përkrahjen ndërkombëtare, në vijë me objektivin e një Shteti Palestinez të pavarur dhe sovran”  thuhet në deklaratë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
 
Bëhet e ditur se kjo nismë u mbështet nga 17 shtete, Liga Arabe me 22 vende anëtare dhe Bashkimi Evropian, të cilët theksuan se përfundimi i pushtetit të Hamasit është kusht për paqe të qëndrueshme dhe zgjidhje me dy shtete. Takimi u bojkotua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, me kryeministrin Netanyahu që vazhdon ta kundërshtojë këtë model zgjidhjeje./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.