Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, humbin jetën 38 persona, zhduken 100
Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, humbin jetën 38 persona, zhduken 100 11.06.2024 | 16:02
Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbys në brigjet e Jemenit.
 
Rreth 100 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa disa prej të mbijetuarve u kanë komunikuar ekipeve të shpëtimit se anija, e cila mbante rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.
 
Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se personat që ndodheshin në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.
 
Hadi Al-Khurma, drejtori i rrethit Rudum tha se anija u mbyt para se të arrinte në brigje.
 
“Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur. Kërkimet janë ende në vazhdim, dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin," tha ai.
 
Sipas OKB-së, 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.
 
Rritja ka ndodhur pavarësisht luftës në Jemen dhe sulmeve të fundit të Houthi-ve mbi anijet në Detin e Kuq.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.