Papa kujton Hiroshimën dhe Nagasakin: armët bërthamore e fyejnë humanizmin
Papa kujton Hiroshimën dhe Nagasakin: armët bërthamore e fyejnë humanizmin 06.08.2025 | 03:44
Në një mesazh drejtuar ipeshkvit Shirahama të Hiroshimës në 80-vjetorin e bombës atomike mbi dy qytetet japoneze, Leoni XIV thekson se "paqja e vërtetë kërkon guximin për t’i hedhur armët", veçanërisht "ato, që shkaktojnë katastrofa të papërshkrueshme". Prandaj, nxit "të farkëtohet një etikë globale e rrënjosur në drejtësi, vëllazërim dhe në të mirën e përbashkët"
 
"Njeriu i dashurisë është njeri i guximit". Papa Leoni XIV u bën jehonë fjalëve të njërit prej “hibakushave”, të mbijetuarve nga bombardimet atomike amerikane në qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, më 6 dhe 9 gusht 1945, në fund të Luftës II Botërore. Ai e citon për të theksuar se "paqja e vërtetë" kërkon guximin për t’i "hedhur armët", veçanërisht armët bërthamore, "të cilat kanë aftësinë të shkaktojnë katastrofa të papërshkrueshme".
 
Të ndërtojmë një botë më të sigurt
 
Papa i shkruan ipeshkvit Alexis Mitsuru Shirahama të Hiroshimës në 80-vjetorin e bombardimeve, që morën dhjetëra mijëra jetë. Ai shpreh "respekt dhe dashuri" për të mbijetuarit, historitë e humbjeve dhe të vuajtjeve të të cilëve përfaqësojnë një "thirrje urgjente" për të ndërtuar "një botë më të sigurt" dhe për të promovuar një "atmosferë paqeje" të vërtetë.
 
Hiroshima dhe Nagasaki na kujtojnë tmerrin e luftës atomike
 
Edhe 80 vjet më vonë, Hiroshima dhe Nagasaki kujtojnë e paralajmërojnë tmerrin e shkaktuar nga armët atomike. "Rrugët, shkollat dhe shtëpitë", shkruan Papa, "ende mbajnë plagët e dukshme dhe shpirtërore të atij gushti fatal të vitit 1945".
 
“Në këtë kontekst, dëshiroj të përsëris me forcë fjalët e thëna shpesh nga paraardhësi im i dashur, Papa Françesku: lufta është gjithmonë disfatë për njerëzimin”.
 
Të thirrur për të ruajtur harmoninë
 
"Njeriu i dashurisë është njeriu i guximshëm, që nuk mban armë", shkruante Dr. Takashi Nagai, një mjek dhe shkrimtar japonez, i mbijetuar nga sulmet amerikane. Papa e citon për të riafirmuar se paqja e vërtetë kërkon refuzimin e çdo arme, sidomos të armëve bërthamore, të cilat "e fyejnë humanizmin tonë të përbashkët dhe tradhtojnë dinjitetin e Krijimit të Zotit, harmoninë e të cilit jemi të thirrur ta mbrojmë". Papa kërkon “një etikë globale të rrënjosur në drejtësi, vëllazërim e në të mirën e përbashkët”, bazë për një paqe afatgjatë e të qëndrueshme për gjithë njerëzimin. Ai vetë, në Bekimin e tij të parë apostolik, e pati quajtur “paqe të çarmatosur e çarmatosëse”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.