Papa për paqen në G7, në Borgo Egnazia të Pulias, Itali
Papa për paqen në G7, në Borgo Egnazia të Pulias, Itali 11.06.2024 | 04:00
Shqetësimi për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme dhe ndërtimi i shtigjeve konkrete për paqen, janë mendimet kryesore të Papës Françesku, që do të jetë i pranishëm në G7 në Puglia, Itali.
 
Ndërtimi i shtigjeve konkrete të paqes është ndër prioritetet e Françeskut, Papa i parë në histori i cili përgatitet të marrë pjesë në G7, që do të mbahet javën e ardhshme në Puglia të Italisë. Papa do të jetë në Borgo Egnazia të premten, 14 qershor, vetëm për disa orë, edhe pse Vatikani nuk i ka zyrtarizuar ende hollësirat e pranisë së Atit të Shenjtë. Do të flasë për inteligjencën artificiale, por duket sheshit se kryesisht do t'ua drejtojë të mëdhenjve të tokës kërkesën të marrin çdo masë të mundshme për paqen.
 
E pas çastit të lutjes për Lindjen e Mesme, të shtunën e kaluar, 8 qershor, në Kopshtet Vatikanit, rrëzë Pemës së ullirit, mbjellë dhjetë vjet më parë me Shimon Peres dhe Abu Mazen, përfaqësues të Izraelit dhe të Palestinës, sot fanarët u ndezën mbi Ukrainën. Papa priti në Vatikan Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Ishte bisedë e rëndësishme! E informova Shenjtërinë e Tij për filozofinë e Formulës së Paqes të Presidentit Zelensky, duke shpjeguar se kjo është e vetmja rrugë për një paqe të drejtë” - njofton vetë Yermak. Sytë e Kievit janë ngulur tek G7, por veçanërisht tek Samiti për Paqen në Ukrainë, që do të mbahet në qershor, në Zvicër, si dhe takimi për rindërtimin e Vendit, javën e ardhshme, në Berlin. “Për ne pjesëmarrja e Selisë së Shenjtë ka rëndësi themelore” - komenton ambasadori ukrainas Andrii Yurash, në Selinë e Shenjtë.
 
Në qendër të vëmendjes në takimin e Papës me Yermak ishte gjithashtu çështja e kthimit në shtëpi e fëmijëve të internuar në Rusi dhe shkëmbimi i të burgosurve. Shefi i Kabinetit të Zelensky-t u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin si dhe me të dërguarin e Papës për paqen në Ukrainë, Kardinalin Matteo Zuppi. Ambasadori ukrainas kujton se në Samitin Global për Paqen në Zvicër do të marrë pjesë edhe Kardinali Parolin, ndërsa në takimin e javës së ardhshme, në Berlin (Ukraina, Konferenca e Rimëkëmbjes) Selinë e Shenjtë do ta përfaqësojë Imzot Daniel Pacho, nënsekretar i Sekretarisë së Shtetit.
 
Është, më pas, misioni me karakter humanitar, i udhëhequr këto muaj nga Kardinali Zuppi, që synon sidomos kthimin në shtëpi të shumë fëmijëve ukrainas, internuar në Rusi gjatë muajve të luftës. “Po bëjmë gjithçka mundemi për t'i rikthyer në shtëpi - theksoi Papa - që më pas rikujtoi mbështetjen e tij për Ukrainën e që Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi sinqerisht. Përsa i përket një takimi të mundshëm dypalësh të Papës me Presidentin Zelensky me rastin e G7 në Pulia, deri më sot nuk është konfirmuar. Ndërsa pothuajse me siguri Papa do të takohet ballë për ballë me Presidenti amerikan Joe Biden, i cili luan rol kryesor jo vetëm për luftën në Ukrainë, por edhe për situatën e vështirë në Lindjen e Mesme./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.