Pas sherrit në Zyrën Ovale, Trump dhe Zelensky do të flasin për herë të parë në telefon
Pas sherrit në Zyrën Ovale, Trump dhe Zelensky do të flasin për herë të parë në telefon 19.03.2025 | 16:03
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar ditën e sotme se do të zhvillonte një bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump.
 
Duke iu drejtuar mediave në Helsinki, Zelensky tha se do të “diskutonte detajet” e telefonatës së Donald Trump me Vladimir Putin mbrëmjen e djeshme.
 
Biseda telefonike do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyt dhe Trump që nga përplasja e tyre e zjarrtë në Zyrën Ovale muajin e kaluar, shkruan A2 CNN.
 
Ukrainasi ishte në Uashington duke pritur të nënshkruante një marrëveshje kritike për mineralet, por u largua herët pasi ai dhe Trump u përplasën para kamerave nga e gjithë bota.
 
Kujtojmë se ditën e djeshme Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ranë dakord për disa pika, një prej të cilave edhe ndërprerjen e sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Kievit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.