Serbia dëbon rusë, shkak qëndrimi kundër luftës në Ukrainë
Serbia dëbon rusë, shkak qëndrimi kundër luftës në Ukrainë 12.02.2024 | 03:58
Shtetasit rusë në Serbi që shprehin pikëpamje kundër luftës në Ukrainë përballen me akuza “për rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues”. Edhe pse në urdhëratë nga policia nuk ka shpjegime, besohet se arsyeja është qëndrimi anti-Putin.
 
Përkthyesja letrare nga Rusia, Ellena Koposova u largua nga shteti i saj disa vite më parë dhe gjeti strehim në Serbi. Por ikja nga diktatura nuk është fundi i problemeve të saj. Tani ajo kërcënohet me dëbim për shkak të pikëpamjeve të saj kundër luftës.
 
“Unë nuk kam bërë asgjë që do të ishte kërcënim për sigurinë e Serbisë, siç thuhet në vendim të policisë, dhe mund të them vetëm, në analogji me rastet e tjera të rusëve me qëndrime kundër luftës. Arsyeja për dëbim është nënshkrimi im në letrën kundër luftës më 2022”, thotë Koposova për RTK.
 
Koposova jeton me burrin dhe dy fëmijët e saj në një qytet të vogël afër Beogradit. Deri më tani ata kishin leje qëndrimi të përkohshme, dhe kanë aplikuar për qëndrim të përhershëm në shtator të vitit 2023.
 
Mirëpo, në vend të lajmeve të mira, qetësia e tyre u prish. Shteti serb ka marre vendim se ajo është “rrezik i papranueshëm sigurie” dhe duhet të largohet nga vendi brenda 30 ditëve. Arsyet nuk dihet sepse këto raste janë klasifikuar si “konfidenciale”, por besohet se ato janë pikëpamjet e saj kundër luftës në Ukrainë.
 
“Ne ishim të lumtur kur vendosëm të shkojmë në Serbi dhe menduam se jemi qytetarë të Serbisë, do të kontribuojmë për Serbinë për fqinjët tanë dhe se kemi një jetë të qetë dhe të ndershme, por tani nuk e dimë se çfarë të bëjmë dhe ku të shkojmë”, tha Koposova.
 
Rasti i saj nuk është i vetëm. Shtetasit rusë në Serbi që shprehin pikëpamje kundër luftës përballen me akuza në rritje për rrezikim të sigurisë dhe rendit kushtetues. Disa aktivistë rusë me qëndrime kundër luftës janë urdhëruar të largohen nga Serbia nën akuzat e paqarta se paraqesin një “kërcënim sigurie”.
 
Ndërsa të tjerët arritën të qëndronin ne Serbi pas një presion të fortë shoqëror. Mes tyre është edhe Pyotr Nikitin, i cili udhëheq OJQ-në ‘Shoqëria demokratike ruse’.
 
Atij vitin e kaluar iu ndalua hyrja në Serbi, mirëpo me një beteje juridike dhe presion publik, ka arritur të hyjë në Serbi. Ky aktivist rus, i cili prej shumë vitesh jeton në Serbi, mendon se ky është një persekutim i motivuar politikisht, sepse shprehin publikisht kundërshtimin ndaj politikës zyrtare të Moskës.
 
“Kjo luftë po bëhet në emrin tonë, por askush nuk e ka pyetur popullin rus nëse ata e duan këtë luftë apo jo. Ne nuk e pranojmë këtë, dhe duam që bota te dine këtë. Nëse propaganda për mbështetjen e supozuar të madhe të Putinit në shoqërinë ruse shembet, do ta dobësojë lehtësisht dhe kjo shpjegon pse ai sulmon këdo që përpiqet, qoftë në Rusi apo tani në vende të tjera”, shpjegon Nikitin.
 
“Arsyeja e vërtetë e dëbimit të qytetarëve rusë është se ne në protestat tona po dërgojmë mesazhe se 'Rusia nuk është Putin' dhe 'Putini është një kriminel lufte'”, shton ai.
 
Një numër i madh i ruseve kanë ardhur në Serbi që nga fillimi i invazionit rus ne Ukrainë. Ata shpesh kundërshtojnë hapur politikat e Kremlinit. Tani kanë edhe një problem tjetër, si t’i adresojnë vendimet për dëbim.
 
Ellena Koposova ka paralajmëruar një ankesë kundër vendimit për dëbim, për të treguar se qëndrimet kundër luftës nuk kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues të Serbisë.
 
“Unë do të punoj për të treguar se nuk jam rrezik, punoj dhe jetoj në përputhje me ligjet serbe, nuk merrem me politikë”, tha Koposova.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.