Trump ka vendosur t’ju ndihmojë iranianëve në luftë kundër tiranisë islamiste
Trump ka vendosur t’ju ndihmojë iranianëve në luftë kundër tiranisë islamiste 12.01.2026 | 03:06
Presidenti Amerikan Donald Trump ka vendosur që t’i asistojë protestuesit iranianë thuhet derisa Washington D.C. po debaton opsionet ushtarake, kibernetike dhe të komunikimit në periudhën e trazuar, transmeton Gazeta Metro.
 
Disa burime me njohuri me detajet i kanë thënë gazetës izraelite në gjuhën angleze The Jerusalem Post të dielën se SHBA pritet t’i asistojë qytetarët iranianë që po protestojnë diktaturën e teokracisë dhe juntës ushtarake islamiste në Iran me demonstratat anekënd Iranit.
 
“Trump në thelb ka vendosur yë ndihmojë protestuesit në Iran. Ajo çka nuk ka vendosur ende është si dhe kur” u thanë burimet gazetës izraelite.
 
Presidenti Amerikan Donad Trump ishte më direkt të shtunën se iranianët e kanë afër lirinë dhe se SHBA’ja është e gatshme të ndihmojë. Diplomatë të tjerë amerikanë nuk janë deklaruar por nga legjislativi amerikan ka që janë edhe më direkt se aq. Senatori Amerikan Lindsay Graham ishte i drejtpërdrejtë se ndihma është gati ndërsa këtë javë kishte porositur liderin e Iranit, Ajetollah Ali Khamenei se do ta pësonte më keq se diktatori venecuelas nëse nuk ndal represionin.
 
Kjo administratë amerikanë dhe vetë presidenti Trump rëndom nuk flasin rreth detajeve dhe qëndrojnë të heshtur deri në momentin e fundit kur ndërhyjnë pavarësisht se fillimisht paralajmërojnë qartë dhe troç intervenimin e tyre. Së fundi ishte narko-lideri i Venecuelës Nicolas Maduro që e pësoi me arrogancë dhe jo shumë kohë më parë vetë teokracia islamiste të cilës ja shkatërroi programin bërthamor me një sulm preciz verën e vitit të kaluar pas shumë përpjekjeve diplomatike që u refuzuan.
 
Regjimi islamist eskaloi të shtunën represionin dhe raportohet për së paku qindra qytetarë të vrarë në Iran, ndërsa ka raporte se viktimat shkojnë në mijëra./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.