Regjimi i teokracisë së Iranit shprehet optimist se SHBA-ja do heq bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, ku nëse ndodh thonë se do të zhvillojnë raundin e ardhshëm të bisedimeve në Islamabad, shkruan Gazeta Metro.
Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saied Iravani, u tha gazetarëve se Irani “ka marrë disa shenja” se SHBA-të janë gati të heqin bllokadën, të cilën ai e konfirmoi se është një kërkesë kryesore për Teheranin.
“Sapo amerikanët të heqin bllokadën, raundi tjetër i bisedimeve do të mbahet në Islamabad. Irani është i përgatitur për çdo skenar”, tha Amir Saeid Iravani.
Trump njoftoi për zgjatje të armëpushimit ndaj Iranit “deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”.
Në këtë formë Trump e konsideroi të mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në marrjen e propozimit nga ana iraniane. /gazetametro.net