Irani ka refuzuar planin 15 pikësh që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka ofruar në mënyrë që të përfundojë luftën, transmeton Gazeta Metro.
Televizioni shtetëror iranian thotë se Irani i ka thënë SHBA-së, përmes ndërmjetësve, se e refuzon planin me 15 pika siç raporton Axios.
Regjimi i egër islamist i Iranit dyshon se përpjekja e Donald Trump për bisedime paqeje është një tjetër mashtrim, përderisa, SHBA-ja ua ka bërë të qartë iranianëve se Trump është serioz dhe ka përmendur mundësinë e përfshirjes së zëvendëspresidentit JD Vance në negociata si dëshmi për këtë.
Të mërkurën Irani e ka njoftuar SHBA-në përmes ndërmjetësve se e refuzon propozimin me 15 pika të administratës Trump për negociata, raportoi të mërkurën Press TV në gjuhën angleze./gazetametro.net
Iran has informed the U.S. through intermediaries that it rejects the Trump administration’s 15-point proposal for negotiations, Iran’s English-language Press TV reported on Wednesday. My report on @axios https://t.co/xBH7R6KYEK
— Barak Ravid (@BarakRavid) March 25, 2026