Vetëm disa orë pas sulmit brutal Rus mbi kryeqytetin e Ukrainës ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë, në një intervistë për BBC.
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitçko deklaroi se Ukrainës mund t’i duhet të heq dorë nga territoret e pushtuara në këmbim të një paqeje të përkohshme. Klitçko I cili u shpreh se diçka e tillë në thelb do të ishte e padrejtë theksoi gjithashtu se kjo do të ishte një zgjidhje e përkohshme.
“Deri më tani nuk kemi një mënyrë për ta zgjidhur këtë luftë, kemi vetëm shumë biseda mbi zgjidhjen e mundshme. Një nga skenarët është që të lëshojmë territor. Nuk është e drejtë, por për një paqe të përkoshme ndoshta do të ishte zgjidhje. Lëshimi i territoreve do të ishte i përkohshëm.”
Vitali Klitçko theksoi përgjatë intervistës së tij se nuk kishte pasur bisedime për dicka të tillë Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky.
Kryebashkikaku i Kievit i rrëfeu BBC në mënyrë indirekte përplasjet brenda udhëheqjes Ukrainase duke thënë se ai mendonte se duhet të ishte pjesë e bisedimeve të paqes me fuqitë ndërkombëtare, megjithatë shtoi se Presidenti Zelensky nuk mendonte njësoj
Komentet e Vitali Klitckos vijnë pasi Volodymiz Zelenky është përplasur ashpër me Presidentin Amerikan Donald Trump mbi çështjen e heqjes dorë nga Gadishulli i Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Zelensky ka deklaruar se në sulmin e të enjtes në Kiev ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën mbi 90 të tjerë janë gjetur mbetje të raketave Balistike nga Koreja e Veriut./ abcnews.al