Kujdesi shëndetësor në botë dhe kostot në rritje: të ruhet drejtpeshimi
Kujdesi shëndetësor në botë dhe kostot në rritje: të ruhet drejtpeshimi 18.02.2026 | 02:46
Seminari ndërkombëtar «Kujdes shëndetësor për të gjithë. Qëndrueshmëri dhe barazi», organizuar nga Akademia Papnore për Jetën, që u zhvillua sot në Institutin papnor «Augustinianum», u paraqit në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë. U mbajtën fjalime nga kryetari, imzot Renzo Pegoraro, Imzot Robert J. Vitillo, akademiku dhe mjeku Ezekiel Emmanuel, dhe ish-Ministrja e Shëndetësisë e Botsvanës Sheila Tlou.
 
Dialogu dhe bashkëpunimi midis veriut dhe jugut të rruzullit për sisteme shëndetësore që sigurojnë mjekime për të gjithë sipas nevojave, qëndrueshmëria dhe barazia e shërbimeve dhe kostot në rritje të zhvillimit teknologjik dhe popullsia në plakje ishin disa nga temat që përmendi imzot Renzo Pegoraro, kryetar i Akademisë Papnore për Jetën (APJ), sot paradite më 17 shkurt, në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë seminarit "Kujdes shëndetësor për të gjithë. Qëndrueshmëri dhe barazi". Seminari përfundoi sot në Institutin Patristik "Augustinianum" dhe ishte organizuar nga Akademia Papnore për Jetën në bashkëpunim me asamblenë plenare.
 
Duke kujtuar disa nga shqetësimet që ngriti Papa në audiencën e djeshme, imzot Pegoraro kujtoi faktorët mjedisorë dhe shoqërorë që ndikojnë te shëndeti, procedurat e parandalimit të sëmundjeve, "për të cilin duhet të jepen fonde", dhe për rëndësinë e komunikimit, si dhe rolin e Kishës për "promovimin e kujdesit shëndetësor të vërtetë për të gjithë, në çdo rrethanë dhe moshë".
 
Pesë synime që të kemi një sistem shëndetësor që funksionon
 
Më pas, fjalën e mori doktor Ezekiel Emmanuel, zëvendësrektor i lëvizjes «Global initiatives» dhe bashkëdrejtor i Institutit të Transformimit të Kujdesit Shëndetësor në shkollën e mjekësisë «Perelman» në Universitetin e Pensilvanisë, i cili renditi pesë qëllimet që përcaktojnë sistemet funksionale të kujdesit shëndetësor. Këto janë: plotësim i nevojës dhe trajtim i barabartë; kosto të përballueshme; kujdes me cilësi të lartë; zvogëlim i pabarazive dhe shërbim që kënaq. Lidhur me menaxhimin e kostove, ai theksoi se kostot e ulëta, të drejtpërdrejta, nuk duhet të kalojnë 2% të të ardhurave mesatare të familjes dhe nuk duhet të çojnë tek "borxhi i kujdesit shëndetësor". Për të siguruar një nivel të lartë kujdesi mjekësor, ai theksoi promovimin e këtij kujdesi në shtëpi dhe në shoqëri, përhapjen e protokolleve të standardizuara dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për t’ua bërë më të mundur pacientëve të shfrytëzojnë shërbimet mjekësore më të nevojshme dhe që ky të jetë i qëndrueshëm. Në mbyllje, ai bëri thirrje për rritjen e kujdesit për të varfrit dhe ata që jetojnë në zonat e thella, që të shmangen pabarazitë.
 
Onkologu i njohur bëri gjithashtu thirrje për taksa për alkoolin dhe pijet me sheqer, për furnizim me ushqime cilësore dhe ndërhyrje për të zvogëluar aksidentet rrugore dhe përmirësimin e arsimit.
 
Afrika në qendër
 
Sfidat e shërbimit shëndetësor për të gjithë dhe arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në Afrikën Sub-Sahariane u paraqitën nga Sheila Tlou e «Aleancës së Udhëheqësve Afrikanë për Malarien». Ajo rrëfeu përvojat personale të luftës për të "përmirësuar barazinë e përgjithshme në fushën shëndetësore përmes kërkimit, arsimit dhe ndryshimit të politikave", duke dhënë ide konkrete për reforma në këtë fushë.
 
Me gjithë përparimet e dukshme të Afrikës, me 54 vendet që e përbëjnë, ajo është ende larg arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, theksoi folësja, duke përmendur të dhënat mbi sëmundjen HIV, që ka pasur një ringjallje ndër të rinjtë; shkallën ende shumë të lartë të vdekshmërisë foshnjore (e cila duhet të zbresë te më pak se 12 për 1,000 lindje, ndërsa është 63 dhe përfaqëson 43% të të gjitha vdekjeve të foshnjave). Duhet zbritur po ashtu edhe shkalla e vdekshmërisë së nënave, tashpërtash 445 në 100,000 lindje, e barabartë me 70% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Në vijim, Sheila Tlou renditi ndër sfida edhe ndryshimin e klimës, keqësimin e cilësisë së ujit dhe të tokës, fatkeqësitë natyrore dhe krizat humanitare; epidemitë HIV dhe ebola, duke vënë në dukje mungesat financiare për shkak të fondeve të kufizuara publike dhe mungesës së investimeve. Përgjigja, përsëriti ajo, është kujdesi parësor "i arritshëm, i pranueshëm, ekonomikisht i qëndrueshëm dhe universal".
 
Emigrantëve u mohohet e drejta e kujdesit shëndetësor
 
Te binomi “migrantë – kujdes shëndetësor” u ndalua për një reflektim imzot Robert J. Vitillo, këshilltar i lartë në dikasterin për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, të cilit Instituti Papnor për Jetën i dha këtë vit çmimin «Rojtar i Jetës».
 
"Migrimi – tha prelati – nuk është një problem që duhet menaxhuar por është pjesë e realitetit njerëzor dhe ka ekzistuar gjithmonë". Më pas, ai renditi disa statistika: tashpërtash ka një miliard migrantë në të gjithë botën dhe mbi 117 milionë njerëz të detyruar të shpërngulen për shkak të luftës, fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike. Në vijim, prelati demaskoi disa thashetheme në lidhje me shëndetin e migrantëve, veçanërisht ato që lidhen me rolin e këtyre në përhapjen e sëmundjeve dhe sëmundjeve mendoren si edhe theksoi nevojën për të krijuar "sisteme të kujdesit shëndetësor të plotë", nga vendet e nisjes deri tek ato të mbërritjes, duke përfshirë pikat nëpër të cilat përshkohen emigrantët.
 
Imzot Vitillo shqyrtoi më pas angazhimin e «Caritas Internationalis» në luftën kundër AIDS-it, përpjekjet e saj me Kombet e Bashkuara dhe ndërmarrjet farmaceutike për të përshtatur prodhimin e antiviralëve për fëmijët, si dhe rregullimin e kornizave rregullatore dhe përshtatjen e mjeteve diagnostikuese dhe statistikore.
 
Lufta, vaksinat dhe etika
 
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me temën e seminarit, imzot Pegoraro shpjegoi se kjo temë ishte fryt i punës së Akademisë në vitet e fundit.
 
Lidhur me kujdesin shëndetësor që është cënuar nga lufta, në seminar u dhanë dëshmi nga mjekë kroatë që dëshmuan për bombardimin e Vukovarit. Prap, dhanë dëshmi disa mjekë nga Ukraina dhe të tjerë nga Egjipti.
 
Një gazetareje të interesuar për rolin e arsimit në forcimin e besimit te shkenca, Sheila Tlou i kujtoi përvojën e saj si ministre e Shëndetësisë në Botsvana, ku kishte punuar për vaksinimin kundër të gjitha sëmundjeve për të cilat ekzistojnë vaksina, dhe përpjekjet e saj për të mbrojtur Afrikën gjatë pandemisë COVID-19. Ajo gjithashtu përmendi një botim të kohëve të fundit në revistën «Lancet» rreth efekteve të harresës për sëmundjet që tashmë janë zhdukur.
 
Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër, kryetari i Akademisë Papnore për Jetën, imzot Pegoraro, theksoi nevojën për një qasje etike ndaj çështjeve të jetës, në mënyrë që profesionistët dhe akademikët mos ta kundrojnë këtë problem thjesht si çështje mjekësore apo personale. "Sfida është e madhe," u shpreh ai, por "ne duhet ta mbajmë gjallë debatin dhe të theksojmë aspektet etike dhe sociale, dhe të mos përqëndrohen vetëm tek ana ligjore."/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.