Habemus Papam! Sot Konklavi zgjodhi Kardinalin Robert Francis Prevost Ipeshkëv të 267-të të Romës. Njoftimin ia dha turmës, në pritje, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Paqja qoftë me ju, fjalët e para.
Annuntio vobis gaudium magnum: habemus Papam! “Ju kumtoj një gëzim të madh: kemi Papën!".
Pak çaste më parë nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti shqiptoi këtë formulë latine, duke i komunikuar Romës dhe mbarë botës emrin e Pasardhësit të ri të Pjetrit:
“Eminentissimum ac Reverendissimum Dominum, Dominum Cardinalem Robertum Franciscum Prevost, qui sibi nomen imposuit Leone XIV.
Ja përkthimi në shqip: “Më i shquari dhe më i nderuari Z. Robert Francis Prevost, Kardinal i Kishës së Shenjtë Romake, që zgjodhi emrin e Leonit XIV"./Radio Vatikani