Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së BE’së te Kurti, nuk flasin për media
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së BE’së te Kurti, nuk flasin për media 12.05.2025 | 15:00
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar sot takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
 
RTK raporton se ambasadori francez, Olivier Guerot, ai i BE-së, Aivo Orav dhe ambasadori i Mbretërisë së Madhe, Jonathan Hargreaves kanë dalë tashmë nga objekti i qeverisë dhe janë larguar nga aty. Në oborrin e qeverisë është parë edhe vetura e ambasadorit gjerman Jorn Rohde.
 
Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë para medieve rreth këtij takimi.
 
Kjo është hera e parë që ambasadorët e QUINT-it kanë zbarkuar në Kryeministri, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
 
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Kurti deri më tash nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kreun e Kuvendit të Kosovës. Fillimisht ajo kishte propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar kanë refuzuar t’i japin votë asaj. Më pas vazhdimi i seancës konstituive është bllokuar tek mosvotimi i Komisionit për votim të fshehtë, që është propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
 
Ndërkohë, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përkatësisht votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.  
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.