Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar sulmin rus ndaj Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të asaj që ai e përshkroi si “shpërfillje armiqësore” të regjimit të Vladimir Putinit ndaj shkencës dhe së vërtetës, transmeton Gazeta Metro.
Macron e krahasoi sulmin ndaj institucionit më të madh shkencor të Ukrainës me bombardimet e përditshme ndaj civilëve, duke e cilësuar atë si një akt barbarie.
“Franca dhe Evropa do të qëndrojnë krah për krah me popullin ukrainas për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi Macron.
Reagimi i presidentit francez vjen në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë të shkaktojnë dëme ndaj infrastrukturës dhe institucioneve civile të vendit./gazetametro.net
🇫🇷🇺🇦 Macron condemns Russia’s strike on Ukraine’s National Academy of Sciences
Macron called the attack on the country’s largest scientific institution “new evidence of the Putin regime’s hostile disregard” for science and truth.
The French leader put the strike on the NAS on a… pic.twitter.com/sHKxFBZgdz
— Savchenko Volodymyr (@SavchenkoReview) September 29, 2026